Annick Cojean MO0024
Libër i ri
Jeta e Sorajës, një vajze 15-vjeçare, merr rrokopujën një mëngjes të vitit 2004, kur president Gadafi viziton shkollën e saj, duke ia përkëdhelur flokët. Vajza ndihet krenare dhe e lumtur nga takimi me presidentin, nuk e di se sakaq është dënuar. Përkëdhelja e flokëve është një sinjal që do të thotë: "Kjo vajzë është imja". Të nesërmen, Sorajën e marrin dhe çojnë në haremin e presidentit.
57 Artikuj
Shtëpia Botuese | MORAVA | |
Fletët | 256 | |
ISBN | 978-9928-169-48-8 | |
Jeta e Sorajës, një vajze pesëmbëdhjetëvjeçare, merr rrokopujën një mëngjes të vitit 2004, kur president Gadafi viziton shkollën e saj dhe e ul dorën mbi kokën e saj duke ia përkëdhelur flokët. Vajza ndihet krenare dhe e lumtur nga takimi me presidentin, nuk e di se sakaq është dënuar. Përkëdhelja e flokëve është një sinjal, që do të thotë: "kjo vajzë është imja". Të nesërmen, Sorajën e marrin dhe e çojnë në haremin e presidentit.
Dhe kështu bëhet një skllave seksuale. Për vite me radhë, e mbajnë peng, duke e rrahur, përdhunuar, shtrënguar për marrëdhënie të gjithfarshme, detyruar të shohë filma pornografikë "për të mësuar", nënshtruar kontrolleve të vazhdueshme mjekësore për të qenë gjithnjë në dispozicion të një tirani të fiksuar pas seksit, që e poshtëron me çdo lloj mënyre. I vjedhin virgjërinë dhe rininë, duke e lënë pa të ardhme të respektueshme në shoqërinë libiane. Pasi ka qarë e vajtuar, familja tanimë e sheh si një të përdalë, që e ka të pamundur t'i kthehet rrugës së drejtë.
Por Soraja është thjesht maja e ajsbergut, pasi si ajo ka me mijëra. Teksa presidenti mburreshe në publik për promovimin e emancipimit femëror, emisarët e tij sulmonin ethshëm shkollat, universitetet, dasmat në kërkim të preve të freskëta.
Janë të shumta jetët e thërrmuara nga abuzimet, të grave të reja, por edhe të burrave, që shërbenin për të përmbushur dëshirat e Gadafit. Tri herë viktima: të dhunës, të çnderimit dhe të heshtjes që pllakosi pas fundit të regjimit.
Lloji i botimit | Hard Copy |
Fletët | 256 |
ISBN | 978-9928-169-48-8 |
V. Bot | 2014 |
Vendodhja | Tirane |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha | mbi 18 vjeç |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Urim Nerguti |
Tregim për fëmijë, përkthyer nga Mitrush Kuteli. Këtu tregohet se Lizukë vogëlushja është një vajzë e keqe.
Harrietë M. Uelsh është një spiune. Ajo ndërmerr ekpedita spiunazhi dhe mban shënime në një fletore për çdo gjë dhe për këdo që sheh, pa lënë mënjanë edhe shokun dhe shoqen e saj më të ngushtë.
Libri Ushqimi dhe Ushqyerja e Njeriut: çfarë duhet të dish synon të trajtojë në mënyrë fleksibël, por të plotë, tematika dhe argumenta që kanë të bëjnë me ushqimin dhe ushyerjen e njeriut. E gjitha në funksion të përfitimit të veçantë të profesionistëve që do të veprojnë në fushën mjekësore dhe / ose social - shëndetësore, pra infermierët, specialistët e...
“Shkenca e pasurimit” është libër pragmatik, prej të cilit mësohen ligje e koncepte bazë për të gjithë njerëzit që e kanë dëshirë a nevojë pasurimin. Ky libër bazohet mbi Ligjin e Tërheqjes, i cili tashmë është përvetësuar nga miliona njerëz në SHBA dhe Europë. Teksti vlen për ata që duan jetë më të mirë dhe bazohet te filozofia e Mendimit të ri Amerikan....
Përban: të gjithë rrjetin rrugor , distanca të sakta në km, indeks me fshatrat, vënde me interes turistik, informacione të dobishme, hartë e saktë për organizimin e udhëtimit tuaj.

Përban: rrugë dhe shtigje për këmbësorë , distanca të sakta në km, toponime, vënde me interes turistik, informacione të dobishme, hartë e saktë për organizimin e udhëtimit tuaj.

Përban: të gjithë rrjetin rrugor të Shqipërisë, distanca të sakta në km, indeks me fshatrat, vënde me interes turistik, informacione të dobishme. E gjithë Shqipëria në një faqe. Ideale për të organizuar çdo plan tuaj turistik.