Vajzat e fshehta të Kabulit Shiko më të madhe

Vajzat e fshehta të Kabulit

Jenny Nordberg MO0001

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një libër për Afganistanin, një vend ku shoqëria drejtohet pothuajse tërësisht nga burrat dhe lindja e një djali është arsye për të festuar, ndërsa ardhja në jetë e një vajze është ogur i keq

Më shumë detaje

98 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MORAVA
Fletët384

1 000 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Azita dhe shoferi i saj iu kanë shpëtuar për punë sekondash disa shpërthimeve. Çdo ditë ajo është me qefin nën sqetull, thjesht duke dalë nga shtëpia. S’ka javë, që të mos marrë disa kërcënime anonime vdekjeje, që e lajmërojnë të dalë nga parlamenti. Për t’iu shmangur kanosjeve dhe bezdisjeve, ble rregullisht karta të reja SIM, që të ketë numër të ri celulari, por ata s’reshtin së telefonuari. Mëkatet e saj janë të qarta: është një grua që guxon të ulet në parlament dhe është shembull kuptimplotë i një qeverie kontroverse, të mbështetur nga perëndimorët. Kërcënimet tashmë janë kthyer në diçka të rëndomtë: ndodh që ajo të debatojë me telefonuesin, duke sqaruar se Kurani nuk e pranon vrasjen. Dhe telefonuesi është gjithnjë burrë. “E dimë që s’të bëhet vonë për jetën tënde, por mendo për fëmijët”, i kanë thënë. Të vetmen herë që provoi ta kallëzojë në polici këtë fakt, i thanë “të mos shqetësohej”. Fundja, shtuan, s’mund të bëjnë kushedi se çfarë.

Ka pasur edhe atentate për t’i marrë jetën: një vit më parë, dy burra me motoçikletë hodhën një granatë dore në oborrin e shtëpisë së saj në Badghis. Shpërtheu pas përplasjes me murin e jashtëm prej guri. Kur Azita rendi jashtë, i gjeti vajzat të fshehura në një qoshe të kopshtit të vogël.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët384
Titulli origjinalMORAVA
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAgim Doksani