Cmim i reduktuar! Dritat në shtëpitë e të tjerëve Shiko më të madhe

Dritat në shtëpitë e të tjerëve

Chiara Gamberale PE0005

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një rrëfim plot ndjenjë i kalvarit të jetës, në dukje banale, të banorëve të një pallati, që arrijnë të çelin baulen e të vërtetave të tyre para një vogëlusheje jetime.

Më shumë detaje

7 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
Fletët404
ISBN978 9928 200 57 0

900 Lekë

-10%

1 000 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Maria, administratorja e një pallati të vogël e të zakonshëm humb jetën në një aksident. Ajo lë pas një vajzë të vogël, Mandorlën, dhe një letër, në të cilën rrëfen se i ati i vajzës jeton në ndërtesën që ajo administron. Të gjithë burrat e ndërtesës gjenden kështu nën akuzë, por askush nuk pranon të jetë babai i vajzës dhe as t'i nënshtrohet testit të ADN-së. Për pasojë, familjet e ndërtesës vendosin ta rrisin vajzën së bashku, me radhë. Kështu, Mandorla do të rritet me shumë prindër dhe do të udhëtojë nga zhgënjimet e para të fëmijërisë deri te dashuritë e adoleshencës. Falë saj, lexuesi do të hedhë një sy pas perdeve të këtyre shtëpive dhe do të zbulojë se familja përmban një alkimi të papërcaktueshme elementesh: ata që e kanë, rrezikojnë ta shkatërrojnë; ata që s'e kanë, e shohin si të vetmen rrugë drejt lumturisë.

Chiara Gamberale ka krijuar një roman ku arketipat tradicionalë përzihen me dramat bashkëkohore, ku e vërteta dhe e rremja shkëmbehen dhe i japin jetë një zëri origjinal dhe të paharrueshëm që na udhëheq drejt një fundi befasues.

 

 

Kritika

Nën petkun tërheqës të një parade jetësh interesante e origjinale, të përgjuara shtëpi pas shtëpie, ky është një libër për humbjen e vetvetes dhe për frikën e mosekzistencës.

Walter Siti – shkrimtar (La Stampa)

 

Ky roman më ka bërë të qesh, të zemërohem, të zbavitem, të mallëngjehem, të emocionohem në çdolloj mënyre që mund të përfytyrohet.

 

Q-libri

 

Roman koral me një fund befasues, që i flet zemrës së lexuesit, sepse trajton probleme e dinamika aktuale që i përkasin secilit prej nesh.

 

Il Recensore

Të dhëna

Fletët404
ISBN978 9928 200 57 0
Titulli origjinalPegi
V. Bot2016
VendodhjaTirane
PërkthyesiBeti Njuma