Të mjerët Vëllimi I Shiko më të madhe

Te mjeret Vellimi I

Viktor Hygo BOT0280

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Viktor Hygoi është dhe mbetet një shkrimtar i madh përparimtar i shekullit XIX, në letërsinë frënge dhe atë botërore, dhe vepra e tij madhore “Të mjerët” është një gur i çmuar në kurorën e kryeveprave të shkruara deri më sot.

Më shumë detaje

13 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928000736

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Sa kohë që, për shkak të ligjeve dhe të dokeve, do të ketë në botë një mallkim shoqëror, që në palcë të qytetërimit krijon në mënyrë të rreme skëterra; sa kohë që të tri problemet e shekullit: zvetënimi i burrit të katandisur në proletar, poshtërimi i gruas nga uria, atrofizimi i fëmijës nga errësira, nuk do të jenë zgjidhur; sa kohë që në disa rajone asfiksia shoqërore do të bëjë të sajën; me fjalë të tjera, dhe nga një pikëpamje akoma më të gjerë, sa kohë që do të ketë mbi tokë padije dhe mjerim, libra si ky nuk do të jenë të padobishëm.

Hotëvilë-Hauz, 1 janar 1862

U mbushën plot 150 vjet që kur doli për herë të parë në dritë, në Bruksel të Belgjikës, romani “Të mjerët”, kryevepra e shkrimtarit të madh francez, Viktor Hygo. Qysh atëherë e gjer më sot, ky roman-epope është botuar me qindra herë dhe është përkthyer e botuar në të gjitha gjuhët e botës. Shtëpia botuese “Bota Shqiptare” po e sjell këtë libër përsëri për lexuesin 30 vjet pas botimit të parë shqip, të përkthyer me mjeshtëri dhe virtuozitet nga përkthyesi i talentuar Misto Treska, një nga korifenjtë e përkthimit në shqip.
Fakti që kjo vepër madhore u ka qëndruar kohës dhe kritikës, që ajo lexohet me ëndje dhe interes; që autori i saj gëzon respekt dhe dashuri në të gjitha vendet e botës, është një dëshmi e gjallë e vlerave të saj të mëdha ideo-artistike, e vlerave të saj njohëse, edukative dhe estetike.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe526
ISBN9789928000736
V. Bot2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMisto Treska