I ri E vetmja dashuri Shiko më të madhe

E vetmja dashuri

Laurence Plazenet PE0128

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një roman jashtëzakonisht romantik dhe trazues, i cili mbart personazhe të një pafajësie verbuese dhe një gjuhë të dëlirë dhe fisnike.

Më shumë detaje

4 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928228444

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Zonjusha d’Albreht humbet nënën në moshë fare të re dhe i ati e rrit në një mjedis të rreptë, pa shfaqur kurrë haptas ngrohtësinë ndaj saj, ndërkohë që fshehtas e llaston me dhurata. Ajo është vetëm 15 vjeçe kur njihet me zotin Ramon, mësuesin e saj privat, një burrë i mistershëm që i zgjon vajzës drithërimat e para shpirtërore dhe fizike. Ajo bie dëshpërimisht në dashuri me të dhe ëndërron një përjetësi që nuk i përket kësaj bote. Ai është burrë i pjekur, serioz dhe i lirë, ndërsa ajo është pothuajse fëmijë, e re dhe pa përvojë.

Të ndarë, por ngaherë bashkë shpirtërisht, zonjusha d’Albreht dhe zoti Ramon do të përndjekin njëri-tjetrin përgjithmonë: nëpër libra, ëndrra, vetmi, heshtje dhe vdekje. Gjithë historia e tyre, që nga flaka e parë e dashurisë e deri në shuarje, kthehet në emblemë të paragjykimeve shoqërore, frikës dhe ndrydhjes shpirtërore e fizike që shkaktojnë ato. Heroina jonë është ndëshkuesja më e lartë e vetvetes, ajo mendon se nuk ka kurrfarë merite, duke na kujtuar edhe njëherë se ç’pasoja mund të sjellë vështrimi ynë gjykues dhe kritikues ndaj dashurisë jokonvencionale të një gruaje.

Thanë për librin

“I vendosur diku midis sensualitetit dhe braktisjes, romani paraqet një lidhje dashurie moderne dhe pasionale, në një kontekst historik. Kjo lloj përzierje i jep romani “E vetmja dashuri”, një sharm çuditës, shumë elegancë dhe një kuptim tragjik absolut.”

- Euronews

Fragmente nga libri

1) Zonjushës d’Albreht i dukej se sjelljet e të gjallëve mes tyre ishin më të këqija se vetmitë që vijnë nga vdekja, se padituria e tyre është një poshtërim më i madh se gjithë heshtjet që vijnë nga zhdukja e trupit.

2) Ajo ishte e lodhur nga dashuria. Ishte e lodhur nga gjithçka që nuk ishte dashuri. Nuk kishte më asgjë që ta bënte të dridhej, nga koka te këmbët, absolutisht asgjë.

3) Perëndi, jeta ime është e zbrazët. Jepu duarve, shpirtit tim. Më ndihmo të hesht për ankimet e mia. Po mbytem nga ulërimat. Përse krijesat e tua na japin kaq shumë nga një pasion të cilin vetë nuk duan ta marrin? Përse ky kaos, këto net, kjo jetë e pashtershme dhe e zbrazët? Kjo zbrazëti?

4) Çdo ditë ishte e para. Çdo ditë i duhej të gjente se si të merrte frymë, të heshtte, ta kalonte kohën deri në mbrëmje. Çdo natë zonjusha d’Albreht e kishte gjithnjë e më të vështirë të gjente gjumin dhe ëndrrat. Ëndrrat i shihte ditën.

Ky botim realizohet falë ndihmës financiare të Komisionit Europian. Ai pasqyron vetëm pikëpamjet e autorit dhe Komisioni nuk mund të konsiderohet përgjegjës për përdorimet e mundshme të informacioneve që përmban teksti.

 

Të dhëna

Faqe146
ISBN9789928228444
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAfrim Koçi
RomanPsikologjik