Arturo Ui, - historia e nje karriere qe mund te frenohej Shiko më të madhe

Arturo Ui, - historia e nje karriere qe mund te frenohej

Bertolt Brecht BOT0039

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Vepër e dramaturgut të njohur gjerman Bertolt Breht, "Arturo Ui" u shkrua në vitin 1941 dhe tregon për shkëlqimin e Ui, një kriminel i Çikagos. Breht e shkroi veprën për vetëm tri javë ndërkohë që ishte në Helsinki, në pritje të vizës amerikane.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9879994393978

350 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Arturo Ui është një nga dramat më të famshme të shekullit të njëzetë. Autori e shkroi atë brenda tre javësh, në një periudhë të frikshme, kur gjendej refugjat politik në Danimarkë i arratisur nga vendi i tij, Gjermania, me pasuri të konfiskuar nga Gestapo si “shkrimtar komunist”. Një alegori politike, drama flet për ngritjen në pushtet të një gangsteri në Çikago dhe përfundon me paralajmërimin se, ndonëse Arturo Ui ra, rreziku i diktaturës është njësoj.

Bertolt Brecht (1898-1956) u arratis nga Berlini në shkurt të vitit 1933, të nesërmen e djegies së Rajshtagut, selisë së parlamentit të Gjermanisë. Vetëm pak ditë më parë, Presidenti Paul von Hindenberg pati emëruar Adolf Hitlerin si kancelar me supozimin e gabuar se “bojaxhiu”, siç e quante Brecht atë, ishte në fund fare një politikan i kontrollueshëm.

Ai fillimisht mendoi të ikte në Bavari me bashkëshorten e tij, piktoren Helene Weigel, por mori letra kërcënuese që paralajmëronin një vizitë nga paramilitarët nazistë, SA.

Më 27 shkurt, djegia e Rajshtagut shërbeu si pretekst që nazistët të deklaronin gjendjen e jashtëzakonshme duke pezulluar liritë civile dhe duke ndaluar kontrollin e qeverisë nga parlamenti. Walter Mehring, një shkrimtar gjerman, librat e të cilit u dogjën gjatë djegies së librave të organizuar nga nazistët, paralajmëroi Brechtin që duhej të ikte nga Gjermania.

Brecht shkoi në Danimarkë dhe në vitin 1941 u arratis edhe një herë, për në Shtetet e Bashkuara. Ai pati një jetë të vështirë në Danimarkë dhe mbijetoi falë ndihmës së Karin Michaelis, një shkrimtar i famshëm për kohën.

Drama Arturo Ui është bazuar në personazhe reale. Në të dallohet presidenti Hindenberg (Dogsborough), Geringu (Giri) Gëbelsi (Givola), Ernst Röhm (Ernesto Roma). Arturo Ui përshkruan në detaje procesin e kërcënimit, shantazhit dhe dhunës që sjell fitoren e regjimit fashist. Puna e Brecht-it mbetet e rëndësishme edhe sot për shkak të rrezikut të diktaturës. Vargu i fundit i dramës thotë: “Kurva që lindi atë [Arturo Uinë], është në afsh edhe sot.”

Drama u luajt për herë të parë në Shtutgard në vitin 1958, pas vdekjes së Brecht. Ajo është sjellë në shqip nga Robert Shvarc në vitet 1970 dhe është vënë në skenë shumë herë.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe112
ISBN9879994393978
V. Bot2007
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
Numri i botimeveI dytë
PërkthyesiRobert Shvarc