I ri Aventurat e Lenës dhe Trilit Shiko më të madhe

Aventurat e Lenës dhe Trilit

Maria Parr A-005974

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Lexuesit fëmijë do ta adhurojnë këtë libër plot ndjenjë dhe emocion, ku argëtimi dhe veprimi ndërthuren me mendime të thella, ndërsa trishtimi dhe dhimbja janë pjesë e natyrshme e jetës.

Më shumë detaje

502 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928292636

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Jemi në Norvegji, në Gjirin Matil-dvik, në një fermë jo shumë larg detit. Lena është fqinja dhe shoqja e ngushtë e Trilit, megjithëse vajzë. Dhe, me Lenën shoqe të ngushtë, asnjë ditë nuk është e zakonshme.

Të dy shpikin aventura të guximshme, të çuditshme dhe herë-herë të rrezikshme: ndërtojnë një teleferik midis shtëpive të tyre dhe Lena varet nga tre metra lartësi; janë gati të hipin në një shkëmb për të shpëtuar një dele të humbur, varrosin radiot nën tokë për të luajtur Luftën e Dytë Botërore...

Nganjëherë duket sikur fatkeqësia është në prag, por të rriturit mbërrijnë gjithmonë në kohë, për t'i nxjerrë nga telashet. Se fëmijët nuk janë vetëm, në këtë libër ka një botë me personazhe "të rritur", gjyshi "pirat", teto-gjyshja, që gatuan petulla në formë zemre, prindërit, shpesh të zemëruar, por edhe të dashur.

Dhe pastaj xhaxhai, fqinji, mjeku, që do të bëhet diçka më shumë sesa vetëm mjek për Lenën...

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
ISBN9789928292636
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 10 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiGreisa Ymeri-Böhl