Brenga ime shqiptare Shiko më të madhe

Brenga ime shqiptare

Aldo Renato Terrusi A-002843

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një shtegtim në kërkim të origjinës dhe historisë së vet: “Brenga ime shqiptare” rrëfen udhëtimin e Aldos dhe të dajës së tij, Xhakomos, të cilët kthehen në Shqipëri pas dyzet e katër vjetësh.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet M&B
Fletët272
ISBN9789928439710

1 000 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Aldo ishte ende fëmijë kur regjimi i Enver Hoxhës i burgosi të atin në famëkeqin burg të Burrelit, ku dhe vdiq pa i dhënë as lamtumirën e fundit të birit dhe të shoqes.

Dëshira e Aldos është të kthejë në atdhe eshtrat e të atit, dëshirë që ndërkëmbehet pikëllueshëm me të kaluarën e dhimbshme të familjes Terruzi në Shqipëri dhe të një kombi që edhe sot e kësaj dite ka në lëkurë shenjat e pashlyeshme të diktaturës.

Nëpërmjet kujtimeve të familjes, dëshmive, fotografive të kohës dhe dokumenteve origjinale të procesit të të atit në vitin 1945, ripërshkohen ngjarje dramatike të faqeve historike më të zymta të Vendit të Shqiponjave.

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët272
ISBN9789928439710
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë