I ri Blloku Shiko më të madhe

Blloku

Isuf Kalo A-002730

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Për herë të parë kujtimet e mjekut personal të Enver Hoxhës vijnë në një libër nga UET PRESS. Raportet personale dhe një histori tjetër e Bllokut ndryshe, parë përmes raporteve njerëzore të njerëzve që jetonin aty, por dhe një gjykim i kohës përmes penës së një njohësi të mirë të saj.

Më shumë detaje

44 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press & MAPO Editions
Fletët264
ISBN9789928236784

1 500 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rrëfimi im në këtë libër është fokusuar më shumë te dy protagonistë kryesorë: Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha. Kjo e fundit, sepse pati marrëdhënie të ngushta pune dhe miqësi të gjatë, të sinqertë me të. Mund të lindë pyetja: Përse tek ata dhe jo te Enveri, të cilin e kam njohur më nga afër, si mjek personal i tij, gjatë 12 viteve të fundit të jetës? Arsyeja është se dëshmitë në këtë libër shtrihen edhe më tej në kohën kur ai nuk ishte gjallë. Sidoqoftë, Enveri përmendet shpesh në këtë libër. Po ashtu, Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Beqir Balluku, Kadri Hazbiu etj., pasi edhe ata i kam takuar dhe kam biseduar me ta si mjek. Veç kësaj për Enverin është folur e shkruar gjerësisht gjetkë. Ai ka shkruar vetë libra për jetën dhe veprimtaritë e tij. Kanë shkruar për të autorë shqiptarë dhe të huaj, si edhe Nexhmija, Ramizi apo të tjerë ish-bashkëpunëtorë të afërt. (Megjithatë, nuk përjashtohet që një ditë të shkruaj ede unë posaçërisht për të.) Ndërsa për Ramiz Alinë, përveç disa kujtimeve të përcipta të tij, fare pak është shkruar. Ai ka mbetur si i harruar, i njohur vetëm sipërfaqësisht. Ndoshta, për shkak se ai vetë pat preferuar më shumë që të fshihej sesa të dukej.

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët264
ISBN9789928236784
V. Bot2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë