I ri Ora e zeze Shiko më të madhe

Ora e zeze

S. C. Pike A-002712

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Përmes një jete plot dhimbje, tradhti dhe humbje, vjen libri i ri i Xhon Alite, “Ora e zezë”, një histori shprese, shërimi dhe shpëtimi. Ish-pjesëtari i grupit mafioz të drejtuar nga Xhon Goti dhe i familjes Gambino, Xhon Alite, rrëfen historinë e jetës së tij në një mënyrë tejet origjinale, me shpresën për të zbuluar misteret e mafies dhe për të frymëzuar këdo, që t’i qëndrojë sa më larg botës së krimit.

Më shumë detaje

1000 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Living
ISBN9789928216625

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Xhon Alite numëron orë të zeza pa fund, por ia doli t’u mbijetonte atyre falë shpirtit këmbëngulës, mendjes së kthjellët dhe qëllimit që i vuri vetes. Si çdo gjë tjetër në jetë, Alite është ngjitur në majë me një vendosmëri të patundur dhe me këmbëngulje.

Një bursë në bejsboll ishte e vetmja mënyrë për t’u arratisur nga lagjja e varfër ku jetonte, por ëndrra për t’u bërë profesionist u thye në mes nga një dëmtim në krah. Xhon Alite u detyrua të kthehej në shtëpi, në të vetmen jetë që njihte. Asokohe, të jetoje në rrugët e Nju Jorkut, do të thoshte vetëm një gjë: të mësoje të mbijetoje.

AI ISHTE AMBICIOZ, AI ISHTE EKSTREMIST, AI ISHTE TRIM, POR, MBI TË GJITHA, AI ISHTE BESNIK

Që në moshë të re, Xhoni ishte nën ndikimin e njerëzve të gabuar. I joshur nga pasuria, pushteti dhe prestigji i mafies, ai u zhyt në një botë që për shumë njerëz ishte e panjohur. Një shoqëri ku autoriteti vendosej duke rrënjosur frikën.

Kush ishte në krye, kishte pushtet absolut. Nderi dhe besnikëria ishin fjalë të huaja. E vërteta e hidhur është se Xhoni ndihej i shfrytëzuar dhe besnikërinë e përbetuar ia shpërblyen me tradhti.

Kur ishte në arrati dhe nuk mund t’i zinte besë kurrkujt, Xhoni u detyrua më në fund të përballej me armikun e tij më të madh: vetveten. Nuk e pati të lehtë të përballej me realitetin e hidhur se kush ishte dhe se ato që kishte bërë, nuk ishin gjëra të mira, ndaj iu desh të merrte disa vendime serioze, të cilat do t’i ndryshonin jetën. Vendime që do t’i kushtonin shumë.

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe268
ISBN9789928216625
Titulli origjinalDarkest Hour
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiGentian Minga