James Comey MIN0034
Libër i ri
Në librin e tij, ish-drejtori i FBI-së, James Comey, ndan përvojat e pathëna më parë të disa prej situatave më kritike gjatë karrierës së tij në dy dekadat e fundit të qeverisë amerikane, duke zbuluar se si duket lidershipi i mirë dhe etik, dhe se si nxit vendime të shëndetshme. Rrugëtimi i tij na jep një pamje të paprecedentë të korridoreve të pushtetit, dhe një mësim të shkëlqyer se çfarë e bën një lider efektiv.
902 Artikuj
Shtëpia Botuese | Minerva | |
ISBN | 9789928265043 | |
Çfarë është lidershipi etik? Si mund të bësh atë që është e drejtë në vend të asaj me përfitim politik? Si mund të ruash besnikërinë ndaj vlerave të institucioneve për të cilët je betuar se do t’i mbrosh, ndaj vlerave që ke dedikuar jetën për t’i mbështetur, edhe nëse kjo besnikëri vjen me një kosto personale?
Kur Donald Trump pushoi drejtorin e FBI-së, James Comey, në 9 maj 2017, kjo shkaktoi një stuhi të zjarrtë politike. Njeriu në qendër të kësaj stuhie ka qëndruar i heshtur – deri tani.
Në këtë libër të shumëpritur, James Comey shkruan për herë të parë mbi rolin e tij në zgjedhjet e vitit 2016 dhe pasojat e tyre. Siç lexuesi do të mësojë, kjo fushatë nuk ishte aspak hera e parë që Comey vendosej përpara provës.
Në librin Me besnikërinë më të lartë, Comey e çon lexuesin përmes çështjeve dhe ngjarjeve personale që ndihmuan në formimin e këndvështrimeve të tij mbi drejtësinë, paanësinë dhe lidershipin etik. Ne e shohim vendosmërinë e tij të testohet pas një takimi të tmerrshëm me vdekjen dhe pas një humbjeje personale pikëlluese. Ai ofron njohuri mbi stilin e udhëheqjes të tre presidentëve shumë të ndryshëm e megjithatë, ne mësojmë se pse liderët që patën ndikimin më të madh tek ai, nuk kishin as tituj e as zyra politike.
Edhe pa ngjarjet e vitit 2016 dhe momentet surreale që pasuan në Shtëpinë e Bardhë të Trump-it, karriera e Comey-t përfshin disa nga çështjet kriminale më të mahnitshme dhe të debatueshme të kohëve të fundit. Ai diskuton takimet intensive dhe zbuluese me Mafia-n si prokuror federal, një punë të cilën e nisi nën premtuesin Rudy Giuliani. Ai shpjegon si qëndronte vërtet puna në ndjekjen penale të Martha Steëart dhe Scooter Libby, si dhe në betejën kundër mbikëqyrjes dhe politikave torturuese në administratën e George W. Bush.
Në një skenë që duket sikur është shkëputur nga një roman policor në Ëashington, D.C., Comey shkruan për herë të parë për rastin kur nxitoi drejt anës së një krevati në spital, ku shtrihej i sëmurë Ministri i Drejtësisë, John Ashcroft, për të ndaluar përfaqësues të dërguar nga presidenti Bush, të cilët ishin të vendosur për të përmbysur Departamentin e tyre të Drejtësisë.
Comey gjithashtu detajon përfshirjen e tij përgjatë viteve me Bill dhe Hillary Clinton – përfshi hetimin e Ëhiteëater dhe ndjekjen e të arratisurit, Marc Rich – dhe se çfarë ndodhi vërtet kur u gjend në ngarkim të hetimeve për e-mail-et e Hillary Clinton. Në detaje gjithëpërfshirëse, Comey paraqet me saktësi se çfarë ndodhi gjatë vendimeve historike të FBI-së, si dhe u përgjigjet debateve dhe kritikave që pasuan.
Në fund, Comey shpjegon takimet stresuese dhe me raste të çuditshme me presidentin e ardhshëm, Donald Trump, dhe pse e kishte të pamundur t’i ofronte Trump-it besnikërinë që i kërkonte. Edhe pse ky refuzim ndaj presidentit do të mbante një kosto të lartë personale, ishte një sakrificë të cilën ai ishte i detyruar ta bënte, pasi alternativa tjetër për vendin, ishte një kosto shumë e lartë për t’u mbajtur.
Në librin Me besnikërinë më të lartë, lexuesi do të gjejë një pushim të rrallë nga mbështetësit politikë. Kjo është mundësia e James Comey-t për të treguar jo vetëm çfarë ndodhi vërtet, por edhe të kujtojë lexuesin se çfarë ka vërtet rëndësi. Është portreti i lidershipit të shkëlqyer, lidershipit në rrugën e gabuar, patriotizmit, si dhe i rëndësisë jetike për të formuar një kulturë e cila vendos të vërtetën në vend të parë.
Lloji i botimit | Paper back |
Faqe | 340 |
ISBN | 9789928265043 |
V. Bot | 2018 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha | mbi 14 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Blendi Lami |
Udhëtimi është dhurata më e bukur që mund t’i bësh vetes. Të justifikohesh se nuk udhëton dot sepse nuk ke para, nuk vlen; ky libër e dëshmon një gjë të tillë më së miri dhe të fton që të dalësh nga rutina e përditshme dhe të njohësh botën
"Gjenço Demetre Naçi na sjell një rrëfim të rrallë për Mbretin Zog në mërgim. Është i rrallë sepse është autentik dhe vjen nga një njeri që i ka përjetuar ngjarjet vetë, i pandikuar nga persona të dytë ose të tretë. Kujtimet gjithnjë kanë një dozë subjektivizmi, por libri i Gjenço Naçit përmban një vlerë të shtuar që nuk e kanë të tjerët: Autori i gjykon...
Ky roman, i kushtuar Manet, dëshmon shijen e Zolasë për personazhet e mallkuar, situatat e panikut... Me një stil që evokon Renoir dhe Degas, bie "perdja" e romanit ngadalë-ngadalë mbi tragjedinë e dy të rinjve …
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Në këtë botim shumë simpatik, Louise L. Hay na sjell një përmbledhje me ese të zgjedhura nga miqtë e saj – ligjërues, seminaristë dhe këshillues me emër në sferën e motivimit dhe vetëndihmesës.
Një koleksion fantastik i letrave që Louise L. Hay ka pranuar nga njerëz të ndryshëm nga i gjithë globi dhe që u është përgjigjur përgjatë viteve. Letrat shprehin shqetësime dhe brenga të lexuesve nga shumë fusha të jetës. Pothuajse të gjithë ata që i kanë shkruar ishin në kërkim të një ndryshimi në jetë.
The third book in the latest series from international bestselling author, Rick Riordan
Mos harroni, që trupi jonë ka një ligj universal që askush sot nuk ia ka dalë ta mundë. Është Ligji i Karmës, i cili në literatura fetare përshkruhet si ‘ç’do mbjellësh, do korrësh’. Ujiteni trupin me fruta dhe perime apo me produkte të natyrës dhe rezultati juaj, do të jetë burim frymëzimi për brezat pasardhës. Ujiteni trupin tuaj me plehëra industrial...
“Kuzhina e bebit”, libër unik për nënat e reja! Ai është i vetmi libër shqip i këtij lloji. Nënat e reja ballafaqohen me shumë pikëpyetje që kur sjellin në jetë fëmijën, por kur bebushi mbushë 6 muaj fillojnë problemet se çka duhet të hajë fëmija. Por, duke pasur në dorë librin “Kuzhina e bebit”, kjo dilemë do t’ju hiqet.
Monologu poetik dhe dramatik “Apokalipsi i Kasandrës”, me nëntitull dytësor “Lajm lindës”, që i prezantohet lexuesit shqiptar, rijetëson mitin e njohur të Kasandrës, Bijës së Priamit dhe Hekubës, e cila njihet në lashtësi për dhuntitë e saj profetike.
Over 1 million copies sold in the UK. The classic novel of a post-literate future, 'Fahrenheit 451' stands alongside Orwell's '1984' and Huxley's 'Brave New World' as a prophetic account of Western civilization's enslavement by the media, drugs and conformity.
Ky libër përmbanë kapituj bazik në rrugën e realizimit të një filmi. Studimet e gjata në procesin e bërjes së filmit, duke u ndaluar në të gjitha etapat e tij, që nga ideja, historia, editimi, teknologjia dhe përfshirja e ekspertëve në realizimin e tij. Një pergatitje nga Valmir Tertini, që u adresohet jo vetem studenteve të akademisë se arteve por edhe...
Katherine Rundell, fituesja e disa çmimeve dhe autorja e librave Rooftoppers, The Wolf Wilder dhe The Explorer, sjell magjinë e Krishtlindjes nëpërmjet një historie ku ndërthurret klasikja me modernen. E shkruar me shumë ngrohtësi dhe mbushur me nota humori, "Një dëshirë për Krishtlindje" na sjell në vëmendje vlerat dhe njerëzit që vërtet kanë rëndësi për...
Libri i autores australiane Bronnie Ware “Pesë pengjet më të mëdha të jetës”, është një nga librat e lexuar me shumë kuriozitet nga miliona njerëz.
Shpella e piratëve është një nga romanet e mirënjohura të shkrimtarit tonë të dashur Petro Marko. Ky roman është dramatizuar dhe inskenuar në disa variante dhe ndonëse libri është botuar për herë të parë në 1964, te ish Shtëpia botuese "Naim Frasheri", ne mundëm ta nxjerrim në faqen tonë vetëm në ribotimin e tij të dhjetë.
Romani 1984 flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston. Njerëzit flasin gjuhën e gazetave. Bota është e ndarë në tre supershtete që shtrihen...
Libri më i shitur në histori nga fusha e psikologjisë dhe biznesit – vjen te lexuesi shqiptar i rishikuar dhe përditësuar për shekullin XXI.
“Aventurat magjike” është një seri librash për pushimet verore për fëmijë nga klasa I deri në klasën V. Këta libra janë hartuar në bazë kurrikulës mësimore, e cila mbështet zhvillimin e kompetencave të fëmijëve. Ky tekst eshte per nxenesit qe kane mbaruar klasen e katert dhe duan qe te zbaviten dhe te mbajne te gjalle dijet qe kane marre gjate shkolles
“Aventurat magjike” është një seri librash për pushimet verore për fëmijë nga klasa I deri në klasën V. Këta libra janë hartuar në bazë kurrikulës mësimore, e cila mbështet zhvillimin e kompetencave të fëmijëve. Ky tekst eshte per nxenesit qe kane mbaruar klasen e trete dhe duan qe te zbaviten dhe te mbajne te gjalle dijet qe kane marre gjate shkolles
“Aventurat magjike” është një seri librash për pushimet verore për fëmijë nga klasa I deri në klasën V. Këta libra janë hartuar në bazë kurrikulës mësimore, e cila mbështet zhvillimin e kompetencave të fëmijëve. Ky tekst eshte per nxenesit qe kane mbaruar klasen e dyte dhe duan qe te zbaviten dhe te mbajne te gjalle dijet qe kane marre gjate shkolles