Cmim i reduktuar! Kohë e pamjaftueshme Shiko më të madhe

Kohë e pamjaftueshme

Helena Kadare BO0120

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Duke qenë edhe ajo shkrimtare, bashkëshortja e Ismail Kadaresë, Helena, zbulon fatin e një çifti të pazakontë. Në këtë rrëfim të mbushur plot ngjarje që dalin dhe e kapërcejnë të zakonshmen e një jete të përbashkët, shpaloset aktualiteti i një gjysmë shekulli që ka parë apogjeun, dhe më pas, agoninë dhe fundin e regjimeve komuniste në Europën Lindore. Ky libër ishte më i shituri në vitin 2011, sapo u hodh në qarkullim

Më shumë detaje

46 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
Fletët688
ISBN 9789995687519

1 700 Lekë

-15%

2 000 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në rrethin e miqësive, takimeve, të fshehtave të përbashkëta, ky çift gjen energji dhe kurajë që të mposhtë ankthin që diktatura ushtroi mbi banorët e vendit më të mbyllur dhe më misterioz në Europë. Përtej episodeve shumë të pasura dhe të një humori, që jep përvojën e tragjedisë, këto kujtime dëshmojnë drejtpërsëdrejt mbi kompleksin e "punës së laboratorit", në të cilën është përpunuar vepra e Ismail Kadaresë, si dhe mbi strategjitë e përdorura për të bërë që të dështojë censura, ose për të çuar e strehuar në Francë tekstet më të rrezikshme.

I gjithë ky aspekt gjendet i pasuruar me shumë gjëra të reja. Kjo "speleologji" në thellësitë e krijimit letrar shpjegon për mrekulli atë që është realizuar në praktikë: rreth njëzet mijë faqe të një vepre të botuar. Krejt e pazakontë, e guximshme, me një sinqeritet të rrallë, plot lehtësi dhe emocion, kjo kronikë e gjerë dhe e pasur, lexohet si një roman aventurash dhe pasionesh të atillë, që ngjallin dhe frymëzojnë dashurinë për artin dhe letërsinë.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët688
ISBN 9789995687519
V. Bot2011
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë