Jeta ime: Berluskoni i rrefehet Fridmanit

Alan Friedman BUE003

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

A ka një personalitet politik më misterioz dhe më të veçantë sesa Silvio Berluskoni në këto dekada? Vështirë të gjesh një të tillë. Arrogant, batutaxhi, qejfli femrash, i thjeshtë, i shkathët, praktik, kavalieri i rrëfehet gazetarit amerikan Alan Friedman, ashtu siç ai di: E gjithë jeta në biznes dhe politikë; ngritja e perandorisë mediatike, fitorja në politkë dhe raportet e Bushin, Merkelin, Sarkozin dhe deri te tangjentet apo kalvarin gjyqësor. Lexo për më tepër dhe porosite që tani biografinë më të plotë për Silvio Berluskonin..

Më shumë detaje

125 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN9789928032805

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth librit dhe Silvio Berluskonit

Në asnjë komb tjetër perëndimor, këto njëzet vitet e fundit, asnjë lider politik nuk e ka mbizotëruar kaq tërësisht skenën siç ka bërë Silvio Berluskoni në Itali. Askush s’ka ngjallur kaq shumë polemika, askush si ai s’i ka fituar aq shumë zemrat e njerëzve dhe njëherësh të jetë urryer aq shumë.

Në këtë libër Alan Fridmani, pas një viti e gjysmë intervistash dhe bashkëbisedimesh me Berluskonin, miqtë, familjarët e tij, rrëfen një jetë që nuk njeh mëdyshje e luhatje. Portreti intim i një njeriu rreth të cilit pandehnim se dinim gjithçka. Por në përgjigjet që i jep Fridmanit, Berluskoni rrëfehet si kurrë më parë. U kthehet çështjeve aq rraskapitëse gjyqësore dhe luftës së gjatë me magjistraturën, flet rreth pasionit të tij për gratë, përjeton sërish ngadhënjimet dhe hidhërimin e humbjeve.

Rrëfen për vitet Gjashtëdhjetë dhe Shtatëdhjetë, kur qytet-kopshtet* e tij mishëruan ëndrrën e një Italie që zbulonte mirëqenien. Rrëfen për vitet Tetëdhjetë, kur me televizionin komercial ndryshoi zakonet dhe shijet e italianëve, duke teptisur në eter konsumizmin yuppie dhe hedonizmin e tipit amerikan.

Rrëfen për Milanin e tij të dashur, skuadrën e zemrës të fëmijërisë, që e ngjiti në majat e botës. Rrëfen për politikën italiane, flet për të shkuarën dhe të ardhmen e tij. Në portretin e gjallë e plot larmi të Fridmanit spikatin fuqishëm ngjarjet dramatike ndërkombëtare, sepse Berluskoni ka qenë dëshmitar dhe protagonist i periudhës pas rënies së murit të Berlinit.

Pas miqësisë me Xhorxh W. Bushin dhe Vladimir Putinin (i intervistuar këtu ekskluzivisht) del në pah roli i tij si ndërmjetës në diplomacinë sekrete midis Moskës dhe Uashingtonit. Dhe falë aksesit në burime të rezervuara evropiane dhe amerikane, si dhe dëshmive mjaft të vyera të Hoze Luis Zapateros dhe Hoze Manuel Barrosos, Fridmani zbulon një intrigë të mirëfilltë ndërkombëtare dhe rindërton manovrat që shoqëruan pushtimin e Irakut (2003), ndërhyrjen në Libi në fillim të Pranverës arabe dhe takimet e trazuara të krerëve rreth krizës financiare të Eurozonës, në vjeshtën e vitit 2011.

Më në fund del në dritë, falë një shembulli të shkëlqyer të gazetarisë hulumtuese, roli i vërtetë i Angela Merkelit dhe Nikolas Sarkozisë në përpjekje për të rrëzuar Berluskonin. Në një libër që nuk cenohet aspak nga njëanshmëria dhe ka rrjedhshmërinë e një romani, Fridmani i jep lexuesit mundësinë e papërsëritshme për të njohur nga afër një njeri me personalitet aq të vrundullt. “Shumë gjëra mund të më bëjnë,” ka thënë Berluskoni, “por s’mund të më detyrojnë të dorëhiqem nga vetvetja.”

Të dhëna

ISBN9789928032805
Titulli origjinalUEGEN
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë