Fëmijë të sigurt Shiko më të madhe
Pjesë nga libri

Femije te sigurt

Ilira Gjika ISO0001

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Nëse shpirti dhe mendja e fëmijës nuk ushqehen me librin, muzikën, artin dhe njohuri të tjera shkencore, pra me të bukurën dhe të mirën, atëherë shpirti dhe mendja do të mbushen me pasione, frikëra e dyshime. Dhe këto nuk e lënë njeriun të emancipohet dhe të jetë njerëzor me veten dhe me të tjerët.

Më shumë detaje

3 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Irisoft Education
ISBN9789928439123

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth librit

Një jetë si mjeke pediatre por edhe eksperte në edukim, Lira Gjika vjen me këtë libër që ka hyrë në çdo shtëpi dhe është bërë pjesë e të gjithë atyre prindërve vullnetmirë që duan të edukojnë me dashuri dhe me përkushtim fëmijët e tyre. Kjo është një detyrë e vështirë, sidomos në një shoqëri si e jona, dhe pikërisht për këtë arsye, ky libër vjen si një tërësi rekomandimesh, këshillash dhe përvojash të lindura dhe të përftuara në mjedisin që na rrethon. Edhe për këtë arsye, Dr. Lira Gjika ka merita të veçanta. Për të gjithë ata që duan të mësojnë më shumë rreth përmbajtjes së librit, të lexojnë pjesën hyrëse, ju rekomandojmë që të shkarkoni pjesën që kemi përzgjedhur për të ndarë me ndjekësit dhe lexuesit e Bukinistit, që gjendet poshtë kopertinës.

Pjesë nga hyrja e librit: “Fëmijë të sigurt”: Të edukojmë të mirën!

Po e filloj këtë libër me ata prindër, nëna dhe baballarë, që uroj me gjithë shpirt të shtohen gjithmonë e më shumë tek ne. Dua të flas për ata prindër dhe për durimin e tyre që tregojnë si për fëmijët, ashtu edhe për gjyshërit, prindërit e tyre. Që kujdesen e flasin me fernija e tyre me shumë respekt e përgjegjësi, që i shohin fëmijët e tyre njerëz dhe jo thjesht të vegjël.

Gjithashtu, përballojnë me shumë dashuri ndërhyrjet e gjyshërve, që me qejfmbetjet dhe mospërfillje ndaj kërkesave të prindërve për femijet, nuk janë ndihmë, por një vështirësi më shumë për t'u përballuar. Natyrisht që ka shumë gjyshër të mirë e të përkushtuar, por po aq shumë ka edhe nga ata që i konsiderojnë nipat dhe mbesat si lodra kënaqësie dhe njëkohësisht edhe lodhje e sakrifica. Këto nëna e baballarë të rinj, që po i rritin fëmijët e tyre siç dëshirojnë, por jo nëpërmjet një eksperience të jetuar vetë më parë nga ata, nuk e kanë të lehtë e megjithatë janë aq zemërgjerë si me fëmijët ashtu edhe me prindërit.

Ne gjyshërit, në vend që t'i ndihmojmë e kuptojmë, i bezdisim me shprehje lodhëse: "Hë mo, se i vogël është, ka kohë ky sa të bëhet sa ne!", në vend që t'i nxitim dhe eu shpjegojmë se femija nuk ka kohë.

Në procesin e edukimit, koha ka një rol ta pallogaritshëm, prandaj mos përsërisni të njëjtin gabim që padashur kemi bërë ne. Të përpiqemi t i ndihmojmë prindërit që të bëjnë më të miren për fëmijët e tyre, kështu ne do t'u lajmë një borxh që u kemi fëmijëve tanë, tashmë prindër.

"Themelet" e të mirës duhet të ndërtohen deri në moshën 4-vjeçare. Prindërit dhe edukatorët duhet të jenë shumë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm që këto struktura psiko-emocionale të mos anashkalohen me idenë se fëmija nuk kupton apo më keq, sipas shprehjes që përdoret rëndom, "e ku merr vesh".

Ndoshta është e vertete që nuk e kupton që ditën e parë, por femija është në fazën që po mëson dhe po ndërton veten. Kështu, ndodh e njëjta gjë që ndodh edhe me një ndërtesë, që nëse themeli nuk është i ndërtuar mirë, ndërtesa nuk mund të jetë e lartë sa duam. Themelet përcaktojnë lartësinë dhe fortësinë e ndërtesës.

Pra, edhe te fëmija "e mira" duhet të "ushqehet' shumë shpejt. Edukimi i së mirës duhet të jetë prioritet që nga familja e deri te shteti. Të gjithë bashkë duhet të nxitin e zhvillojnë nëpërmjet edukimit të mirën, që kur fëmija të rritet, të jetë një person që nuk përçmon apo bën keq, dhe mbi të gjitha të vlerësojë shumë jetën.

 

 

 

Të dhëna

Faqe189
ISBN9789928439123
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë