I ri Cmim i reduktuar! Sistemi partiak në Shqipëri Shiko më të madhe

Sistemi partiak në Shqipëri

Anjeza Xhaferaj UE0194

Libër i ri

49 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press & MAPO Editions
Fletët170
ISBN9789928236531

765 Lekë

-15%

900 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

KOMENTE

Ky studim synon të kapë thelbin e marrëdhënies ndërmjet organizimit partiak dhe elektoratit. Ai kalon nivelin e analizës nga sistemi partiak te partia, duke investiguar se ç'ndodh brenda sistemit. Partitë politike përfaqësojnë njësitë bazike të ndërveprimit dhe ndryshimit në një sistemi politik.

Ato janë agjentët kryesorë të përfaqësimit dhe konkurruesit kryesorë në zgjedhjet legjislative. Si rrjedhojë, është konsideruar e rëndësishmë të shihet dhe shpjegohet se si ndodh zhvendosja e votave nga një parti te tjetra.

Për rastin e Shqipërisë (Çili, 2002) dhe Kajsiu (2004 dhe 2005), argumentojnë se është sistemi elektoral ai që kushtëzon partitë politike. Megjithëse ka përpjekje për të provuar se në tensionin agjensi – strukturë, partitë politike shqiptare ia dalin të formësojnë strukturën (Xhaferaj, 2012), akoma nuk është studiuar se si lidhen këto ndryshime me strukturën dhe organizimin e partive politike.

Pikërisht këtu qëndron edhe risia e punimit të zj. Xhaferaj. Përveç kësaj, punimi përpiqet të lidhë luhatshmërinë e elektoratit dhe fragmentizimit partiak me strukturën dhe organizimin e partisë, duke konkluduar se dallimi i madh ndërmjet luhatshmërisë në nivel partie dhe luhatshmërisë në bllok, në mungesë të çarjeve shoqërore që do të prodhonin parti programatike, shkaktohet prej zhvendosjes së elektoratit sipas udhëzimeve të krerëve të partive politike.

Një zhvendosje e tillë kërkon një marrëdhënie të fortë me elektoratin, pra një depërtim territorial, por jo atashim ideologjik, gjë që është karakteristike e partisë klienteliste të masave.

Tonin Gjuraj

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët170
ISBN9789928236531
V. Bot2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë