I ri Demokracia dhe tranzicioni i shteteve të Europës Juglindore Shiko më të madhe

Demokracia dhe tranzicioni i shteteve të Europës Juglindore

Gjon Keka BG0046

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Gjykimi i rrethanave të pranishme të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe lëvizjes së vendeve të tjera brenda Europës Juglindore, në këtë punim është tregues i qartë dhe rezultativ se të gjitha vendet e këtij rajonin janë të nxitura nga shpresat e njëjta, se fatet e vendeve të tyre kanë një përfundim të përbashkët në të ardhmen e afërt, atë të integrimit në Bashkimin Europian

 

Më shumë detaje

4 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
Fletët269
ISBN9789928219428

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Problemi që u shoqërua në disa nga vendet pas rënies së regjimeve komuniste ishte sidomos mungesa e aftësisë së përshtatjes me frymën e re të kohës, me epokën e demokracisë që përfshiu rajonin e Europës Juglindore dhe më gjerë. Disa nga këto vende e gjetën rrugën e konsolidimit të tyre, si në atë të demokracisë, të ndërtimit të shtetit modern demokratik dhe të kushtetutshmërisë. Ndërsa disa vende të tjera si, për shembull rasti i Shqipërisë dhe Kosovës, ende mbetën në rrugën e konsolidimit të demokracisë, të shtetit juridik, të demokratizimit dhe të procesit të integrimit në familjen europiane.

Pesëmbëdhjetë vite pas çlirimit, ndërhyrjes së Paktit NATO (1999), më pas vendosjes së protektoratit ndërkombëtar, UNMIK-ut dhe forcave paqeruajtëse të NATO-s, të emërtuara si KFOR, si dhe gjashtë vite nga deklarimi i pavarësisë së Kosovës (2008), ky vend ka ende probleme në konsolidimin e demokracisë, në zhvillimin e kapaciteteve, në aspektin e njohjes, të pranimit në organizatat ndërkombëtare (si, për shembull OKB-ja dhe të tjera), në fushën e sigurisë, stabilitetit, në konsolidimin e shtetit dhe ndërtimit të institucioneve demokratike, moderne, ku sundon rendi dhe ligji, si dhe në procesin e gjatë të integrimeve euroatlantike.

Po ashtu, edhe Shqipëria ka njëzet e ca vite tranzicion – me gjithë arritjet e konsiderueshme – ende ka probleme të mëdha në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, në konsolidimin e demokracisë dhe në zhvillimin e forcimin e kapaciteteve të institucioneve demokratike, të sigurisë, si dhe në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Por, nga ana tjetër, duhet nënvizuar se Shqipëria, pas anëtarësimit në strukturat e Paktit NATO (2009) tani është më afër se kurrë hyrjes edhe në Bashkimin Europian, si vend aspirues, dhe së shpejti edhe si vend kandidat në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian; më pas edhe si anëtare e plotë e saj. Megjithatë, ajo ka ende detyra të shtëpisë për të bërë në këtë rrugëtim të saj historik.

Porse duhet nënvizuar se pas disa viteve tranzicion të Shqipërisë dhe Kosovës pas çlirimit dhe mëvetësisë, situata ka qenë gjithmonë në favor të këtyre dy vendeve për të konsoliduar demokracinë, shtetin dhe plotësimin e kritereve europiane në rrugën e integrimit.

Me gjithë ndryshimet e pakta, të cilat janë bërë, nuk ka ndryshuar asgjë në thelb, prandaj, pikërisht këtu qëndron edhe arsyeja e ngecjes si në demokratizim, në sundimin e rendit dhe ligjit, ashtu edhe në shtet-ndërtim, sipas parimeve demokratike dhe moderne europiane.

Po ashtu, një nga arsyet kryesore në morinë e shumë të tjerave, pse këto dy vende kanë ngecur në rrugën e demokratizimit, të ndërtimit të një shteti modern dhe juridik, janë edhe këto dukuri negative, si korrupsioni, krimi i organizuar, respektimi i të drejtave themelore të njeriut; kërcënimi i gazetarëve hulumtues, problemet në lidhje me lirinë e fjalës dhe të shtypit – sidomos nga raportet e Freedom House etj., etj.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët269
ISBN9789928219428
V. Bot2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
HistoriBallkani