Te dalesh nga Rrugica e Maces : dekonstruksioni i Lindjes dhe i Perendimit dhe qeverisja globale Shiko më të madhe

Te dalesh nga Rrugica e Maces : dekonstruksioni i Lindjes dhe i Perendimit dhe qeverisja globale

Manuel Montobbio BTI0080

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Libri është një ndërtim mjeshtëror mbi nevojën për të kërkuar një fat të përbashkët që mbështetet në dy shkolla mendimi: filozofinë politike (shumë e afërt me Kantin, megjithëse autori nuk e vë në dukje) dhe shkencën politike moderne dhe postmoderne që mbron demokracinë, ndërtimin e saj institucional dhe mbështetjen shoqërore.

Më shumë detaje

900 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Tirana Times
ISBN9789928406286

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Nën skemën teorike, qëndron ideja se demokracia nuk imponohet, porse është një ngrehinë kulturore që duhet të vendoset qysh në themele, në mënyrë që të mos përdoret si pretekst për përplasjet qytetëruese. "Montobbio shkon përtej përpjekjes për të kuptuar duke përcaktuar njëkohësisht edhe disa pika orientimi, duke shtjelluar elementet e një projekti të përbashkët bashkëjetese. Sot bëhet fjalë që të ndërtohet një vizion i përbashkët mbi zhvillimin e qëndrueshëm, paqen dhe demokracinë si ide - forca për qeverisje globale. Dhe është ky objektiv i dyfishtë: të kuptuarit e asaj bote të re dhe kërkimi i një mënyre për të adresuar nevojën për rregull, ai që shërben si strukturë për këtë punë të shkëlqyer. A është i mundur ndërtimi i kësaj kulture globale? I takon lexuesve të thonë fjalën e tyre për këtë. Nëse jo gjë tjetër, ky libër i kompletuar shpjegon se cilët mund të ishin elementët dhe struktura e saj. Është një punë, e cila në faqet e saj të pakta, përmbledh pikërisht "ndërtimin e një modeli për një sistem qeverisjeje globale". Fernando Delage, Politica Exterior "Ky është një tekst jo - konformist dhe i nevojshëm...Libri është një ndërtim mjeshtëror mbi nevojën për të kërkuar një fat të përbashkët që mbështetet në dy shkolla mendimi: filozofinë politike (shumë e afërt me Kantin, megjithëse autori nuk e vë në dukje) dhe shkencën politike moderne dhe postmoderne që mbron demokracinë, ndërtimin e saj institucional dhe mbështetjen shoqërore. Por njëkohësisht, nën skemën teorike qëndron ideja se demokracia nuk imponohet , porse është një ngrehinë kulturore që duhet të vendoset qysh në themele, në mënyrë që të mos përdoret si instrument për përplasjet qytetëruese..." Raul Benitez Manaut, Foreign Affairs Latinoamerica

Të dhëna

ISBN9789928406286
RedaktoriAnila Bitri
Viti i Botimit2011
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
PërkthyesiBajram Karabolli