Teori te marredhenieve nderkombetare, disiplina dhe shumellojshmeria Shiko më të madhe

Teori te marredhenieve nderkombetare, disiplina dhe shumellojshmeria

Tim Dunne/ Milja Kurki/ Steve Smith UE0080

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në përmbajtje të këtij libri ka një numër tematikash mbi teorinë dhe natyrën e disiplinës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ky libër është hartuar në një mënyrë të tillë që pedagogët dhe studentët të mund t'i lexojnë krerët sikur ata janë të palidhur me njëri-tjetrin.

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9788888639327

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Marrëdhënie Ndërkombëtare, kur përdorim këtë term, ne ndjekim traditën e rëndësishme që bën dallimin ndërmjet emërtimit Marrëdhënie Ndërkombëtare, me shkronja të mëdha, që tregon studimin akademik të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, dhe emërtimit marrëdhënie ndërkombëtare, me germa të vogla, që tregon përmbledhtazi objektin e hulumtimeve të kësaj dege të shkencës (aktorët, interesat, institucionet dhe identitetet në rrafsh botëror). Ky dallim na jep mundësinë të shqyrtojmë sociologjinë e dijes mbi Marrëdhëniet Ndërkombëtare si disiplinë: si dhe kur ajo u bë një lëndë e veçantë, llojin e çështjeve të studivara, vendet ku studiohet kjo disiplinë dhe llojet e kërkimeve që mbështeten financiarisht. Nëse nuk do ta bënim këtë dallim, do të hamendësonim se ekziston një interpretim i drejtpërdrejtë prej disiplinës deri te ndërveprimet që përbëjnë botën reale të marrëdhënieve ndërkombëtare. Studentët do ta lexojnë këtë libër në mënyra të ndryshme dhe pedagogët e kurseve të teorive të Marrëdhënieve Ndërkombëtare do ta këshillojnë përdorimin e këtij libri për qëllime të ndryshme. Mund të parashikojmë me njëfarë sigurie edhe se të gjithë kurset teorike të Marrëdhënieve Ndërkombëtare do të trajtojnë një pjesë të ideve themelore që përmban ky vëllim. Eshtë po aq e vërtetë se vetëm pak kurse mbi teoritë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare do të trajtojnë të gjitha të njëjtat ide. Ky libër është hartuar në një mënyrë të tillë që pedagogët dhe studentët të mund t'i lexojnë krerët sikur ata janë të palidhur me njëri-tjetrin. Megjithatë, për ata kurse që e ndjekim më nga afër përparimin që bëhet gjatë gjithë librit, parashikojmë se do të ketë një përfitim nga pikëpamja e të mësuarit pasurues. Me shumë interes është trajtimi në këtë libër i çështjeve që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërmjet teorisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe shkencave shoqërore, si dhe ndërmjet teorisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe teorisë politike.

Të dhëna

Faqe436
ISBN9788888639327
Viti i Botimit2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiArjan Starova/ Enri Hide