I ri E para vjen dashuria Shiko më të madhe

E para vjen dashuria

Emily Griffin A-005901

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në udhëtimin drejt kuptimit dhe faljes, të dyja motrat zbulojnë se kanë nevojë për njëra-tjetrën më shumë nga sa ua kishte marrë mendja dhe se, në kërkimin e lumturisë së vërtetë, dashuria është gjithnjë e para.

Më shumë detaje

890 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928004505

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Ndërsa rriteshin, Xhozi dhe Meredith Garland kishin një marrëdhënie të ngrohtë mes tyre, pavarësisht se ndonjëherë edhe ziheshin. Xhozi ishte impulsive, e gjallë, e papërmbajtur, kurse Meredithi punëtore, e menduar dhe e përmbajtur. Kur i goditi tragjedia, lidhja e tyre delikate u shpërbë.

Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, Xhozi dhe Meredithi ishin në fund të të tridhjetave dhe ndiqnin rrugë krejt të ndryshme. Xhozi, mësuese e klasave të para, ishte ende beqare dhe mendonte të hiqte dorë përfundimisht nga përpjekjet për t'u lidhur me dikë. Nuk kërkonte aq shumë të gjente djalin e duhur sesa të bëhej nënë, një ndjenjë që iu rigjallërua kur vajza e ish të dashurit u regjistrua në klasën e saj. E vendosur të realizonte të ardhmen që kishte ëndërruar gjithmonë, Xhozi vendosi ta merrte vetë në duar çështjen.

Nga pamja e jashtme, Meredithi ishte vajza model me jetën e përsosur. Avokate e suksesshme, ishte martuar me një burrë të mrekullueshëm dhe kishin një vajzë të bukur katërvjeçare. Megjithatë, Meredithi ndjehej e pakënaqur dhe jo e qetë, pyeste veten nëse kishte zgjedhur jetën që duhej apo atë që kishte dëshiruar vërtet.

Ndërkohë që afrohej përvjetori i tragjedisë dhe të fshehtat e dhimbshme nisën të dilnin në sipërfaqe, Xhozi dhe Meredithi jo vetëm duhet të përballen me çështjet që i ndanë, por edhe me zgjedhjet që kanë bërë.

VLERESIME

"Talenti i Gifinit nuk gjen të krahasuar kur bëhet fjalë për historinë e gruas moderne për jetën, dashurinë dhe familjen." – Redbook

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Faqe420
ISBN9789928004505
V. Bot2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanRomancë&Pasion