I ri Cmim i reduktuar! Si të bëhesh i pasur Shiko më të madhe
Pjesë nga libri

Si të bëhesh i pasur

Donald Trump UP0114

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në fillim arriti të bënte pesë miliardë dollarë. Pastaj arriti të bënte serialin Stazhieri. Tani ai tregon si mund të bëni pasuri sipas mënyrës TRUMP. "SI TË BËHESH I PASUR - kështu vendosa ta titulloj këtë libër, pasi sa herë që takoj njerëz, është pikërisht kjo ajo që ata më kërkojnë të dinë. Për të bërë një bukë, ju duhet të pyesni bukëpjekësin; për të bërë para, duhet të pyesni një miliarder." - AUTORI -

Më shumë detaje

31 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet MAX
Fletët311
ISBN978 9995623425

850 Lekë

-15%

1 000 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në këtë libër kaq të drejtpërdrejtë, Donald J. Trump tregon sekretet sesi mund të bëhet biznes, përshkru-an perandorinë e tij të pronave të paluajtshme dhe rolin që ka si kreu i shoqërisë Trump. Me të folurën e drejtpërdrejtë dhe zgjuarsinë e tij karakteristike, Trumpi na jep mundësinë të kuptojmë si të investojmë me zgjuarsi, si t'i bëjmë përshtypje punëdhënësit e të ngrihemi në një nivel të caktuar, si ta drejtojmë me efektivitet punën, si të arrijmë një marrëveshje të caktuar dhe si të ruajmë emrin që kemi.

Si njeri i biznesit amerikan, Donald J. Trump është i vetëm në llojin e vet. Në këtë histori të këndshme dhe frymëzuese, ai tregon sesi bëhen gjithë këto punë, duke dhënë ndërkaq edhe mësime me vlerë.

HYRJE

Pesë miliardë arsyet pse duhet ta lexoni këtë libër Që nga viti 1987, tek ne kanë ndodhur tërë ato ngjarje. Ky është viti kur u botua libri Arti i arritjes së një marrëveshjeje, që për atë dhjetëvjeçar u bë libri më i shitur mbi biznesin në llojin e vet, me mbi tre milionë kopje të shtypura.

(Rregull biznesi nr. 1: nëse nuk u tregon njerëzve mbi suksesin tënd, ndoshta ato nuk kanë për të marrë vesh kurrë për të.) Disa muaj më parë mora në dorë librin Arti i arritjes së një marrëveshjeje. I bëra një lexim të shpejtë, duke u përqendruar në paragrafët e parë dhe të fundit. Arrita të kuptoj se ata tingëllonin të vërtetë, edhe pas kalimit të pothuaj shtatëmbëdhjetë viteve.

Në atë kohë shkruaja: Paragrafi i parë: Këtë nuk e bëj për para. Kam bërë mjaft, shumë më tepër nga ç’kam pasur ndonjëherë nevojë. Unë veproj ngaqë më duhet të veproj.

Marrëveshja është forma ime artistike. Njerëzit e tjerë krijojnë piktura të bukura mbi kanavacë apo shkruajnë ndonjë poezi të mrekullueshme. Mua më pëlqen të bëj marrëveshje, duke parapëlqyer ato me vlera të mëdha. Kështu më vjen mua muza.

Paragrafi i fundit: Mos ma quani gabim. Edhe unë planifikoj të arrij marrëveshje të mëdha, dhe këtë e bëj pa pushim, përgjatë gjithë orëve të ditës.

Tani që po shkruaj jemi në vitin 2004 dhe ende jam duke bërë marrëveshje të mëdha. Po ju them përsëri se këtë nuk e bëj nga nevoja për para. Nuk mendoj se edhe ju duhet të veproni vetëm për hir të parasë. Paraja nuk ka fund, por ndonjëherë është mënyra që na nxit për të na ndihmuar në realizimin e ëndrrave tona. Pra, në qoftë se keni ëndrra të mëdha dhe jeni duke kërkuar ndonjë rrugë a mënyrë se si t’i bëni ato të vërteta, atëherë do të thosha se ky është libri që ju nevojitet.

Si të bëhesh i pasur. Kështu vendosa ta titulloj këtë libër, pasi sa herë që takoj njerëz, është pikërisht kjo ajo që ata më kërkojnë të dinë. Për të bërë një bukë, ju duhet pyesni bukëpjekësin; për të bërë para, duhet të pyesni një miliarder.

Sigurisht që ka pasur një numër të pafund librash mbi mënyrën se si të pasurohesh, shkruar nga autorë milionerë. Autorët miliarderë është vështirë t’i gjesh. Por, nga ana tjetër, nuk është dhe aq e vështirë gjetja e autorëve miliarderë me interesa në shitblerje pronash të paluajtshme, në lojëra, sporte dhe në lëmin e argëtimit.

Nga më të rrallët janë ndërkaq autorët miliarderë me rrokaqiej në Manhatan dhe me seritë e tyre televizive të orës së parë. Jam tepër i sigurt se jam i vetmi, megjithëse Oprah mund të më shtynte në drejtim të parasë, nëse ajo do të vendoste ndonjëherë të shkruante një libër tjetër dhe të futej në biznesin e shitblerjes së pronave të paluajtshme.

Rregull Biznesi nr. 2: Veproni në një kohë sa më të shkurtër, me shpejtësi dhe drejtpërdrejt. Faqet në vijim do të jenë të drejtpërdrejta dhe të prera. Nga ana tjetër, mos lejoni që kjo mënyrë e drejtpërdrejtë dhe e prerë t’ju privojë nga shija e kënaqësisë së këshillës që dëshironi të merrni. Këto histori dhe fjalë të zgjuara janë përzgjedhur për një kohë prej pothuaj tridhjetë vjetësh.

Dhe ja tek vjen arritja e madhe nga Donaldi. Pasi të keni bërë miliardin e parë, mos harroni të më dërgoni një letër falënderimi. Adresën tashmë e dini.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët311
ISBN978 9995623425
RedaktoriArtemisa Bushi
V. Bot2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim
PërkthyesiAgim Danga