Është rruga jonë

Vasil Naçi, Alma Bici BAL003

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër sjell rrugën e suksesit në Agna Group, një botim që do ti vlejë cilitdo person që ka objektiva në jetë, pasi është bazuar mbi një përvojë suksesi në një vend si ky i yni. Ky manual vjen në një traditë thuajse të munguar të të menduarit të tillë në sipërmarrjet shqiptare, prandaj konsiderohet si një udhërrëfyes për çdo punonjës që e ka lidhur jetën me këtë kompani, apo me cilin do biznes me parime

Më shumë detaje

97 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Agna Leadership Academy
Fletët158

1 000 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Sot, mjedisi i biznesit përballet dhe përjeton ndryshime të vazhdueshme, dramatike e gjithnjë e më shumë të paparashikueshme. Pavarësisht përpjekjeve të tyre vetëm pak organizata arrijnë jo vetëm të mbijetojnë por edhe të bëjnë diferencën me të tjerat, duke kryer kapërcime cilësore dhe domethënëse. Kushtet e reja kërkojnë modele të reja suksesi, të cilat i paraprijnë ndryshimeve ose bëjnë ndryshimin. Pikërisht një model, rrugëtim dhe sukses të tillë synon të kristalizojë edhe Agna Group.

Po cilat janë themelet ku mbështetet kjo aspirate? Çfarë e veçon Agna Group prej kompanive të tjera? Në cilin drejtim shkon kjo organizatë? Pikërisht përgjigjet e këtyre pyetjeve merr përsipër të trajtojë ky libër.

 “ËSHTË RRUGA JONË” përfaqëson filozofinë e biznesit në Agna Group, filozofi e cila është ndërtuar mbi përvojën dhe njohuritë e themeluesve e punonjësve të Agna Group, për t’u pasuruar edhe me modelet më të suksesshme të biznesit modern në mbarë botën.

Në këtë libër paraqiten shtatë kolonat e filozofisë së biznesit të Agna Group. Ato janë:  Në themel vlerat bazë; Frymë udhëheqje në çdo nivel; Përmirësim i vazhdueshëm; Komunikim i hapur dhe me respekt; Mençuri në vendim dhe shpejtësi në zbatim; Përballemi me realitetin dhe vendosim objektiva sfidues; Vetëdisiplinë dhe argëtim.

 “ËSHTË RRUGA JONË” shpreh frymën, parimet udhëheqëse, kulturën e korporatës dhe mënyrën sesi synon të punojë Agna Group. Kjo filozofi biznesi e Agna Group është e thjeshtë, e qartë dhe solide. Ajo shpreh tiparet e veçanta dhe besimet e organizatës, ndërkohë që udhëhiqet nga parime e vlera që janë jetësore për organizatën, si dhe për marrëdhëniet e saj të biznesit me palët e tjera. “Është rruga jonë” është ndërtuar dhe mbështetet tek ajo që Agna Group bën dhe ato që dëshiron të bëjë, duke qenë kështu busulla e punës, projekteve  dhe planeve të saj në të ardhmen.

Kjo formulë unike është një udhërrëfyes për çdo punonjës që e ka lidhur jetën me këtë biznes dhe e sheh të ardhmen  brenda tij. “Është rruga jonë” ndihmon çdo anëtar të organizatës të kuptojë se si mund të arrijmë suksesin, si mund të kemi një jetë më cilësore, si mund të shtojmë vlerë për klientët, konsumatorët dhe komunitetin në mënyrë strategjike dhe largpamëse.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët158
Titulli origjinalAgna Leadership Academy
RedaktoriEntela Bardho
V. Bot2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë