I ri Pronesia intelektuale dhe prona Shiko më të madhe

Pronesia intelektuale dhe biznesi

Albana Laknori A-008324

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Pronësia Intelektuale dhe Sipërmarrja” sjell në mënyrë elegante përmes ngjarjeve të ndryshme të ndodhura në botën e biznesit, që jo vetëm dëshmojnë për rëndësinë e patentave për shpikje, markave tregtare, treguesve gjeografikë dhe të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura me to, por edhe rëndësinë e mbrojtjes së këtyre të drejtave që burojnë nga kategoritë e mësipërme

Më shumë detaje

998 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
ISBN9789928221629

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pronësia intelektuale, në evolucion të pandërprerë, ka marrë një rol jetësor në ritmin e shpejtë të zhvillimit të inovacionit teknologjik, shkencor dhe mjeksor, dëshmitarë të të cilit jemi sot. Për më tepër, ndryshimet në ambientin e një ekonomie globale kanë ndikuar në zhvillimin e odeleve të biznesit ku pronësia intelektuale është një element qendror që përcakton vlerat dhe rritjen potenciale të ekonomisë së një vendi.

Zhvillimi i çdo shoqërie varet direkt nga të drejtat e pronësisë intelektuale dhe nga politikat e zhvillimit të tyre. Mungesa e kultivimit të një ndjeshmërie më të madhe ndaj të drejtave të pronësisë intelektuale, çon në atrofizimin e përpjekjve për zhvillimin e pandërprerë të objekteve të pronësisë intelektuale, rrezikut të lartë të shkeljes së të drejtave të pronësisë intelektuale, humbje ekonomike dhe asfiksim të ambientit intelektual në vend. Është e domosdoshme pra, përhapja e njohurive mbi pronesinë intelektuale, nëse synohet për një zhvillim i shpejtë në kërkim dhe teknologji.

Bazuar në sa më sipër, Libri i znj. Albana Laknori “Pronësia Intelektuale dhe Sipërmarrja” sjell në mënyrë elegante përmes ngjarjeve të ndryshme të ndodhura në botën e biznesit, që jo vetëm dëshmojnë për rëndësinë e patentave për shpikje, markave tregtare, treguesve gjeografikë dhe të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura me to, por edhe rëndësinë e mbrojtjes së këtyre të drejtave që burojnë nga kategoritë e mësipërme.

Libri sugjeron që kjo mund të arrihet jo vetëm përmes sensibilizimit të opinionit publik dhe biznesit, por edhe përmes hartimit të një kuadri ligjor që të garantojë mbrojtjen e këtyre të drejtave.

Prof. Dr. Spartak Bozo

Ekspert i Pronësisë Intelektuale

Të dhëna

Faqe92
ISBN9789928221629
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë