Dr. Ibrahim Rugova, lidership i idealeve të mëdha Shiko më të madhe

Dr. Ibrahim Rugova, lidership i idealeve te medha

Gjon Keka BG0045

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Me ndërtimin e filozofisë së tij të integruar dhe të ideologjisë politike të njëllojtë Ibrahim Rugova krijoi automatikisht shtratin e vlerave, të kulturës dhe të etikës politike, por edhe të sistemit politik e institucional të vendit më pas, të cilat u bënë një domosdoshmëri dhe tipari themelor i shtyllave të së ardhmes së Kosovës (Dardanisë) europiane dhe të bashkuar në trungun e lashtë kombëtar. Ky shtrat i filozofisë së tij shërbeu dhe u bë dora e parë apo brumi dhe arkitektura e themeleve të shtetit të Kosovës.

Më shumë detaje

909 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
Fletët108
ISBN9789928116123

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Çdoherë gjatë historisë dhe proceseve të një kombi kanë dalë njerëz të zgjedhur, të mençur, me vizion dhe mision për ta nxjerrë kombin nga zinxhirët e skllavërisë dhe për ta udhëhequr atë drejt portave të lirisë dhe paqes.

Këta njerëz jo rastësisht kanë ndërhyrë gjatë historisë dhe proceseve të vështira të kombit; ata kanë pasur një thirrje nga rrënjët e së vërtetës së shpirtit historik të kombit, si nga ndërgjegjja e brendshme, më pas nga vullneti historik i popullit dhe nga ndërlidhja me brezat e Kastriotit për ta shpëtuar kombin nga shuarja totale.

Duke e ditur se kombit shqiptar, si një komb i lashtë europian dhe me një kulturë të lartë, shpesh gjatë proceseve të historisë i janë orvatur armiqtë apo pushtuesit (si, për shembull perandoria e errët otomane, bizantine, sllave etj.), ashtu si ujqërit rreth e rrotull për ta shqyer, prapëseprapë ky komb ka pasur një fat të madh. Që nga rrënjët e tij, brez pas brezi shpesh kanë dalë bij, të cilët jo vetëm kanë qenë arkitektura e shtyllave të para të themeleve të kombit, por edhe liderët dhe misionarët besnikë e mbikohorë të kombit shqiptar evropian.

Prandaj, duke u nisur nga kjo, vazhdimësi e këtyre brezave të mëdhenj të kombit ishte edhe presidenti historik Ibrahim Rugova. Jo rastësisht ky njeri apo ky intelektual dhe misionar i kombit shqiptar mori mbi supe përgjegjësinë e nxjerrjes së Kosovës (Dardanisë) nga prangat e skllavërisë. Së pari, ai këtë e bëri duke hedhur themelet e një filozofie të gatuar nga brumi i së vërtetës të kombit shqiptar, si një komb europian dhe me një kulturë të lashtë të qytetërimit perëndimor.

Ndërkaq, së dyti, ideologjia e tij politike ishte ndërtuar nga themelet e fuqishme të demokracisë së vërtetë të popullit, demokraci kjo që i kishte rrënjët te kultura politike brenda trungut të lashtë të familjes europiane.

Ndërtimi i kësaj filozofie të integruar dhe i ideologjisë politike të njëllojtë me vullnetin dhe me rrënjët e popullit ka bërë që ato të kenë një rol vendimtar në mënyrën se si ne e kemi ballafaquar vetveten përballë botës demokratike e të qytetëruar dhe anasjelltas, por, gjithashtu, edhe se si ne e kemi kuptuar në tërësi formën e botës politike, në përgjithësi.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët108
ISBN9789928116123
RedaktoriDhurata Agalliu
V. Bot2011
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë