Cmim i reduktuar! Ukshin Hoti, mendimtar i thellë politik Shiko më të madhe

Ukshin Hoti, mendimtar i thelle politik

Gjon Keka BG0041

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ukshin Hoti është një nga personalitetet mbikohore të kombit, që foli me gjuhën e pastër të patriotit dhe të shkencëtarit të vërtetë. Ai është një nga mendimtarët e kohës, por nga ata mendimtarë që rrallëherë i prekin valvulat e historisë; ndërsa ai i preku këto valvula të historisë së kombit tonë arbëror europian.

Më shumë detaje

908 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
Fletët96
ISBN9789928116406

400 Lekë

-20%

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Historia e kombit tonë është si një kaleidoskop i madh, që bashkon periudhat e ndryshme dhe gjurmëlënësit e saj në një unitet harmonik. Ndërsa themeli ynë i fuqishëm, me anë të të cilit ne dëshmojmë dhe mbështetemi, janë personalitetet mbikohore të kombit, ata që ruajtën dhe mbrojtën qenien e kombit tonë të lashtë nga pushtuesit barbarë.

Kështu që burrat e një kombi nuk janë vetëm koha e aspiratave që ata kanë pasur, por edhe brezat, të cilët janë frytet e punës së tyre si një trashëgimi, pasi brezat janë përfaqësimi i tyre më i mirë, duke përfaqësuar aspiratën dhe vizionin e idealeve të mëdha kombëtare.

Për të mos qëndruar bosh trashëgimia që la Ukshin Hoti, si një patriot dhe themelues i mendimit dhe i shkencës moderne politike shqiptare, libri im mbi personalitetin e tij do të futet brenda Panteonit të tij biografik, midis shumë veprave rreth tij, si dhe për gjurmët e tij të pavdekshme. Në këtë kontekst, mund të nënvizoj se ai tashmë është bërë fushë më vete brenda mendimit dhe fushës sonë kombëtare, brenda dijes, sepse hotizmi i teorive dhe ideve moderne politike është bërthama e gjithë veprës së tij, si asaj atdhetare ashtu edhe filozofisë dhe mendimit politik shkencor shqiptar. Hoti kishte imazhin e një burri të urtë, të hirshëm dhe me vizion; vetë ideali i tij përbënte formimin e gjenezës së vlerave dhe, jo rastësisht, idetë dhe vizioni i tij ishin, janë dhe do të jenë të preferuar për të gjithë e nga të gjithë.

Mund të përmend këtu se ai është vërtet gjeni në fushën e tij shkencore, porse është edhe një patriot besnik, që mban në zemër emrat e paraardhësve të kombit të tij. Vetë jeta e Ukshin Hotit është pasqyrë e veprave që ai ka, sepse është një nga rojtarët e shkencës historike dhe politike shqiptare. Këtu shihet qartë se si Ukshin Hoti u bë njësh me idetë e tij në shërbim të brezave dhe unitetit të kombit, për rikthim te familja europiane, aty ku ky komb e ka origjinën e familjes.

Prandaj, në lidhje me këtë, mund të theksoj se ai veproi ashtu si apostujt që, në të vërtetë, e kanë konvertuar botën jo vetëm përmes urtësisë së fjalës, por edhe me anë të fuqisë së Shpirtit të Shenjtë. Kështu, edhe Ukshin Hoti, si një nga apostujt e kombit shqiptar, me anë të fuqisë së shpirtit arbëror europian dhe të vërtetës e urtësisë ka sjellë frymën e ndryshimit dhe të vlerës së vërtetë demokratike, frymën e re të demokracisë autentike, atë të mendimit politik modern shqiptar.

Po të lexojmë dhe të mësojmë nga veprat e Ukshin Hotit, si dhe të ndjekim gjurmët që ai ka lënë, do të shohim se ai ishte mbrojtës i të vërtetës së historisë së kombit shqiptar, por njëkohësisht ishte edhe kundër “vëllazërisë” me armiqtë historikë, sepse vëllazëria me armiqtë turq apo sllavë është armiqësi me Zotin e Arbërisë, me gjakun e atyre, që u derdh për liri dhe unitet, si dhe me paraardhësit tanë. Megjithëkëtë, liria nuk mund të matet, ajo është thellësisht e pamatshme, sepse qëndron brenda të vërtetës.

Ndërsa asgjë nuk është më e rrezikshme se rreshtimi me të pabesët, me mohuesit dhe hipokritët. Dhe, pikërisht si një patriot syçelë e i urtë, Ukshin Hoti nuk u rreshtua kurrë me ta, madje i lakuriqësonte ata dhe mendjet e tyre të errëta. Me pak fjalë, çdo popull e ka të drejtën për ta ngritur shtëpinë (shtetin) e vet sipas dëshirës, me kusht që ajo të mos bjerë ndesh me parimet demokratike dhe me themelet e etërve, si dhe të imazhit të shpirtit kombëtar.

Megjithatë, ne arbërorët, në Dardaninë e lashtë – por jo vetëm – duhet të jemi të gëzuar që kemi një kryevepër të filozofisë dhe historisë politike të çështjes shqiptare nga politologu Ukshin Hoti. Ne, gjithashtu, duhet të na gëzojë fakti që ai u bë themeluesi dhe fanari i shkencës dhe i mendimit politik shqiptar. Cilido komb që ka shkencëtarë dhe patriotë të një rëndësie të tillë, do t’i nderonte e do t’i vinte në piedestalin e kombit, por te ne ai ende po injorohet.

Në politikë, në përgjithësi, ende nuk po mbizotëron vizioni dhe mendimi i tij politik, por ajo që është më e keqja, institucionet vendore e ndërkombëtare nuk kanë lëvizur aspak për të mësuar rreth fatit të tij, si dhe shumë të pagjeturve të tjerë.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët96
ISBN9789928116406
RedaktoriDhurata Agalliu
V. Bot2013
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë