Anton Çetta dhe filozofia e pajtimit të gjaqeve Shiko më të madhe

Anton Cetta dhe filozofia e pajtimit te gjaqeve

Gjon Keka BG0037

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Me projektin e tij të pajtimit të gjaqeve ai i shërbeu popullit dhe shoqërisë, i shërbeu iluminizmit të popullit, shoqërisë dhe publikut të gjerë. Prof. Anton Çetta donte që vendi të kishte paqe, të ardhme, të kishte rend pasi, siç edhe dihet rendi ndihmon në mbarëvajtjen e shtëpisë.

Më shumë detaje

18 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
Fletët75
ISBN9789928116758

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Këtë projekt e kërkonte vetë koha, ndaj edhe erdhi si rezultat i zërit të popullit për t’iu përgjigjur të keqes së ngulur barbarisht brenda tij, veseve dhe zakoneve të këqija kanunore që e rrënonin dhe e gërryenin njeriun përbrenda.

Nisur nga kjo, vetëm atëherë kur zëri i popullit vjen thjesht e arsyeshëm ne duhet ta ndjekim e ta konsiderojmë atë si “Zë të Perëndisë”. “Ndodh që popujt në jetën e tyre të vendosin për orën solemne kur Perëndia ua jep atyre mundësinë për të treguar se kush janë dhe se çfarë ata janë të aftë të bëjnë”, thotë historiani dhe publicisti gjermano-zviceran Adam Pfaff. Nisur nga kjo thënie, le të rikthehemi pak në të kaluarën, duke e ditur se këto vese e zakone të këqija kanunore ishin produkt i ndikimit të pushtuesve të ndryshëm barbarë. Gjatë gjithë historisë së njerëzimit nuk ka vend apo komb tjetër që të ketë vuajtur tmerrësisht aq shumë nën skllavëri nga pushtues të ndryshëm të huaj, por që njëkohësisht edhe të ketë luftuar me pasion për lirinë e tij sesa kombi ynë arbëror.

Në këtë kontekst, vlen të nënvizojmë edhe shumë ndikime të tjera negative që shoqëruan pushtimin e gjatë barbar, të ndikuara edhe me injorancën që solli vetëm errësirë, regres dhe që barti pas vetes zakone të këqija e mjerim.

Prandaj edhe këto dukuri, si gjakmarrja e hakmarrja, si dhe të tjera vese e sindroma negative janë pasojë e pushtimeve që sollën veç fatkeqësi e ligësi e që, fatkeqësisht, kanë mbetur deri në ditët që po jetojmë.

Të gjitha këto, gjithnjë nën sundimin barbar të Perandorisë Osmane, nuk e lanë popullin arbëror të përparojë në dije.

Pushtimi i gjatë i Arbënisë, ky sundim i egër dhe barbar me shumë krime i mbylli shkollat shqipe dhe ndali përparimin, duke e ndërprerë kështu edukimin nëpërmjet të mësuarin. Sulltanët barbarë i frikoheshin gjuhës së vjetër shqipe, e ndjenin rrezikun e përparimit nëpërmjet dijes së popullit shqiptar, ndaj edhe e skllavëruan atë duke e zhytur gjithnjë e më shumë në injorancë dhe duke e helmuar këtë popull me ideologjinë e tyre anadollake barbare.

Të njëjtën gjë bënin edhe pushtuesit serbë; pika e tyre e dobët ishte arbnori i dijshëm, i shkolluar, Arbënia me universitete, akademi etj. Pra edhe ata kishin të njëjtin qëllim demoniak si të osmanlinjve barbarë, që ta linin popullin në injorancë, që ai t’i mbyllte sytë ndaj dritës dhe të jetonte në errësirë e skllavëri.

Prandaj edhe misioni i shumë paraardhësve tanë ishte për ta nxirrte popullin në dritë, në liri, në tokën e drejtësisë dhe të së vërtetës së tij historike. Kështu i shërbeu popullit edhe prof. Anton Çetta, duke u përpjekur t’i tregojë rrugën e kulturës dhe të civilizimit, larg injorancës, gjakmarrjes, hakmarrjes etj.

Ky libër kushtuar prof. Anton Çettës është një falënderim, një mirënjohje, një vepër që ai të mos harrohet, sepse si personalitet mbikohor i kombit tonë ka dhënë kontribut në shumë fusha. Ndërsa projekti i tij i pajtimit të gjaqeve ishte një akt tjetër i tij i lartë human e kombëtar, në shërbim të dashurisë ndaj të mirës, dritës dhe të ardhmes së popullit shqiptar të Kosovës dhe mbarë kombit tonë.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët75
ISBN9789928116758
Titulli origjinalBotart
RedaktoriDhurata Agalliu
V. Bot2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri