El Farabi : Jeta dhe vepra te filozofit arab Shiko më të madhe

El Farabi : Jeta dhe vepra te filozofit arab

Moritz Steinschneider MAS0018

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Libri i bibliografistit dhe orientalistit të shquar Moritz Steinschneider, sjell një studim mbi jetën dhe veprat e filozofit arab El Farabit (i njohur në Perëndim si Alpharabius). Libri është një trajtesë e hollësishme filologjike e dorëshkrimeve që nxjerrin në dritë të dhëna për jetën e El Farabit, si dhe e shkrimeve të tij mbi fusha të ndryshme diturore si logjika, etika, politika, matematika, muzika etj.

Më shumë detaje

200 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Alsar
ISBN9789928319791

1 800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Libri i bibliografistit dhe orientalistit të shquar Moritz Steinschneider, sjell një studim mbi jetën dhe veprat e filozofit arab El Farabit (i njohur në Perëndim si Alpharabius). Libri është një trajtesë e hollësishme filologjike e dorëshkrimeve që nxjerrin në dritë të dhëna për jetën e El Farabit, si dhe e shkrimeve të tij mbi fusha të ndryshme diturore si logjika, etika, politika, matematika, muzika etj. Kryesisht, libri përshkruan lidhjen e ngushtë të shkencës greke ndër dijetarët arabë, dhe rolin qëndror që pati El Farabi në interpretimin e filozofëve të lashtë grekë si Platoni, Aristoteli etj.
Teksti është i pasur në referenca dhe me një morí të dhënash bibliografike, si edhe me një tregues të dorëshkrimeve të përdorura.
Në fund të librit paraqiten tri shtojca të cilat mundësojnë një kuptim më të plotë të temës së trajtuar, siç janë: Gjon Filoponi ndër arabët; Paraqitje e filozofisë së Platonit; Jeta dhe testamenti i Aristotelit nga Ptolemeu.
Ky botim sjell një nga tekstet e rëndësishme studimore të shekullit të XIXtë, përsa i përket trajektores diturore që është ndjekur përgjatë qytetërimeve historike në lëmë të filozofisë apo shkencave të ndryshme duke u fokusuar në figurën e El Farabit si një urë lidhëse në hekurudhën: dije e lashtë greke, literatura judaike, literatura arabe dhe përkthimi i saj në latinisht e më vonë në gjuhë të tjera perëndimore.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe308
ISBN9789928319791
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEdvin Cami