Nikola Tesla biografia e gjeniut me te madh te shkences Shiko më të madhe

Nikola Tesla biografia e gjeniut me te madh te shkences

John J. O'Neill A-007712

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Shtëpia botuese "Helga's Secrets" sjell për lexuesit shqiptarë një libër me një temë ngacmuese për kureshtjen: atë të jetës së një njeriu madhështor, ndoshta më madhështori në gjithë historinë e shkencës, i cili solli lindjen e një epoke të re për njerëzimin, të Epokës së Superenergjisë.

 

Më shumë detaje

996 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Helga's Secrets
ISBN9789928090140

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Me zbulimet dhe shpikjet e tij, Nikola Tesla bëri të mundur që i gjithë sistemi industrial të merrte një hov dhe një zhvillim teknik të pamendueshëm dhe befasues. Nga një kohë e energjisë së papërpunuar mekanike të avullit dhe të fillimeve të ndrojtura të motorëve me djegie të brendshme, e cila nuk kishte asnjë shans që ta shtynte botën drejt zhvillimeve të sotme, Tesla bëri të lindte koha e shpërthimit gjigant të energjisë elektrike. Kështu, të gjithë ata që e njohin veprën e këtij gjeniu bien në një mendje se Tesla e ndryshoi rrënjësisht jetën e të gjithë njerëzimit.

Shfrytëzimi i energjisë elektrike ka një domethënie thelbësore, pasi e ngriti qytetërimin njerëzor një shkallë më lart, nga energjia bruto, pa rendiment dhe me kosto të lartë të djegies, në atë të vetive fizike themelore të vetë Universit. E ndërsa ende sot besohet se "babai" i elektricitetit modern është Tomas Edisoni, e vërteta është krejt e ndryshme. Shpikjet e Edisonit dhe të shumë të tjerëve as që mund të krahasohen me atë zhvillim madhështor që shkaktoi Tesla me gjeninë e tij krijuese. 

 

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Faqe384
ISBN9789928090140
Titulli origjinalBiography of Nikola Tesla
V. Bot2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiIlir Krasniqi