Ngitja e Putinit Shiko më të madhe

Ngjitja e Putinit

Peter Truscott A-007703

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Nje nga monografite me te mira ne gjuhen shqipe rreth njeriut me te fuqishem ne bote per momentin, V.Putin, shkruar nga ish-ambasadori britanik ne Moske ne vitet 2000, Peter Truscot.

Më shumë detaje

998 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Helga's Secrets
ISBN9789928090249

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në këtë libër jo konformist, Baroni Truscott, i cili është dhëndër rus dhe një ish përfaqësues i Britanisë së Madhe në Parlamentin Evropian, na paraqit me sukses origjinën familjare të V.Putin, duke filluar qysh me gjyshin e tij. Ai tregon se si ngjiti shkallët e suksesit profesional gjyshi i tij kuzhinier, duke ju shërbyer figurave më të rëndësishme në Kremlin, ku përfshihen edhe motra dhe gruaja (Nadjezhda) e bosit komunist V.I.Lenin.

 

Në libër tregohet lufta heroike për mbijetesë e qytetarëve leningradas të rrethuar për 900 sitë nga ushtria naziste gjatë Luftës së Dytë si edhe aktet heroike të babait të V.Putin i cili edhe u gjymtua fizikisht në këtë luftë. Tregohet vdekja nga vuajtjet e dy vëllezërve të mëdhenj, të cilët ai nuk i njohu dot kurrë, vdekje të cilat zhvilluan tek ai ndjenjën e hakmarrjes. Në libër tregohen peripecitë dhe jeta e thjeshtë e prindërve të Vladimirit të vogël, kushtet e vështira të jetesës dhe fillimi i shkollës së liderit të ardhshëm të Federatës Ruse.

Tregohen çapkënllëqet e tij të para dhe disa veprime rrugaçërore në adoleshencën e tij të hershme, pasioni për të mësuar gjermanishten dhe pasioni për tu marrë me artet marciale ku për peshën e tij arriti të rreshtohej si ndër më të suksesshmit në Leningrad dhe në Rusi.

Autori tregon njohjen e tij me Ljudmillën, gruan e tij të pashme nga Kaliningradi (ish Këningsbergu gjerman dhe vendlindja e filozofit të madh gjerman E.Kant), stjuardesën simpatike me të cilën u dashurua me shikim të parë.

Në libër shohim sesi gjatë viteve të punës si spiun i KGB në Dresden në vitet 1986-1990, gruaja e tij punonte si mbledhëse frutash. Kur po prishej ish- BRSS pas rënies së Murit të Berlinit një grup i revoltuar gjermanësh e rrethuan rezidencën e spiunazhit të KGB në Desdren dhe aty i vetmi që guxoi dhe u doli para për tu marrë vesh me ta ishte Putin.

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Faqe507
ISBN9789928090249
V. Bot2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë