Enver Hoxha Shiko më të madhe

Enver Hoxha

Blendi Fevziu UE0014

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Enver Hoxha”, e para biografi, kontraverse, e shumëdebatuar, e bazuar në dokumentet e arkivit personal të diktatorit dhe në rrëfimet e atyre që e njohën dhe punuar për shumë vite me radhë. E shkruar në një stil gazetaresk, mbetet ndër librat referencial për të njohur botën e ndërlikuar të atij që sundoi për rreth 40 vjet Shqipërinë

Më shumë detaje

2 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press & MAPO Editions
Fletët398
ISBN9789995639358

1 050 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë. Madje, ndryshe nga shumë diktatorë të tjerë, ai jo vetëm e shoqëroi trukimin e historisë me eleminimin e dëshmitarëve dhe të njerëzve që kishte pasur afër, atyre që nuk do t'ia pranonin trillet, por e nisi këtë trukim shumë herët, jo kur u ngjit në piedestal, as kur u bë njeriu më i fortë i vendit. Ai i nisi trukimet dhe eleminimet që në vitet e para të karrierës së tij në Partinë Komuniste të Shqipërisë, që kur ishte ende ilegal, ende në kërkim dhe ende pa e pasur pushtetin që arriti ta ketë më pas.

Pas viteve 90', dëshira për ta treguar historinë e Enver Hoxhës dhe të karrierës së tij ashtu siç ishte, reale, shpesh i zhyti rrëfimtarët në kurthin e kalimit të cakut, të denigrimit pa shkak dhe të memuaristikës së diktuar nga zhvillimet e ditës. Enver Hoxhën u orvatën ta zhdukin nga çdo piedestal, duke u nisur nga pyetjet bazike: A kishte qenë ai realisht komunist? A kishte qenë ai i pari i Partisë apo e kishte uzurpuar Partinë që mori pushtetin në dorë? Pothuajse ashkush nuk pati kthjelltësinë të kuptonte se e gjitha kjo kishte pak rëndësi.

Enver Hoxha iu imponua lëvizjes komuniste, shfrytëzoi problemet dhe grindjet në gjirin e saj, lëvizi me talent spikatës mes liderëve të zhurmshëm të kohës, u ngjalli atyre besim, iu imponua, doli në krye dhe, më pas, i eleminoi një nga një.

 

Thanë për librin

“Nga ky libër kam mësuar për çudinë time, mjaft gjëra që mendoja se i dija por që në të vërtetë nuk i kam ditur, ose i kam ditur por jo kaq të qarta dhe kaq të dokumentuara.”

Ismail Kadare, shkrimtar

 

“Në një mjedis ku ka sundimin e vet edhe kultura e thashethemet, Blendi Fevziu i është ruajtur me shumë kujdes dhe i ka qëndruar larg asaj kulture. Mendoj se kjo është falë profilit të Blendi Fevziut si gazetar.”

Aurel Plasari, ish Drejtor i Bibliotekës Kombëtare

 

 “Libri i Blendi Fevziut, një gazetar i njohur shqiptar, është përpjekja e pare serioze për të rrëfyer jetën e Hoxhës sipas arkivave shqiptare! Një ekonomist i njohur tha se e lexoi librin në dy ditë dhe se ai mund të titullohej: “Njeriu që vrau gjithë miqtë!”

"Tim Judah, The Economist

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët398
ISBN9789995639358
Titulli origjinalUET Press & MAPO Editions
V. Bot2011
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimevegjashtë