Bumerang Shiko më të madhe

Bumerang

Michael Lewis BAT0012

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Duke shfletuar faqet e këtij libri, takojmë një murg të jashtëzakonshëm, i cili e kishte gjetur mënyrën si ta shfrytëzonte kapitalizmin grek, me qëllimin e vetëm që ta shpëtonte manastirin e tij nga falimentimi; një peshkatar që me tri ditë trajnim bëhet tregtar valutash në një bankë islandeze; dhe një ndërtues irlandez, aq i prekur nga falimentimi i biznesit të tij, saqë e përshkon krejt vendin për të sulmuar me eskavatorin e tij Parlamentin Irlandez

Më shumë detaje

9 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
Fletët189
ISBN9789928116307

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Tsunami i kredisë së lirë që u përhap nëpër planet ndërmjet viteve 2002 dhe 2008, ishte më tepër se një fenomen i thjeshtë financiar: ishte një tundim që iu dha shans shoqërive të zbulojnë aspekte të karakterit të tyre, të cilat ato nuk do të mund t'i përballonin në kushte normale. Grekët deshën ta kthejnë vendin e tyre në një poçe të madhe shumëngjyrëshe mbushur plot me monedha, ku qytetarët të mund të merrnin para sa herë që të donin.

Gjermanët donin të bëheshin më gjermanë nga sa ishin; irlandezët të mos quheshin më irlandezë. Tipari dallues i librave best seller të Michael Lewis është të treguarit e historive të rëndësishme dhe komplekse nëpërmjet personazheve aq groteske dhe të pazakonta, saqë duken si të stisura. Duke shfletuar faqet e këtij libri, takojmë një murg të jashtëzakonshëm, i cili e kishte gjetur mënyrën si ta shfrytëzonte kapitalizmin grek, me qëllimin e vetëm që ta shpëtonte manastirin e tij nga falimentimi; një peshkatar që me tri ditë trajnim bëhet tregtar valutash në një bankë islandeze; dhe një ndërtues irlandez, aq i prekur nga falimentimi i biznesit të tij, saqë e përshkon krejt vendin për të sulmuar me eskavatorin e tij Parlamentin Irlandez.

Hetimi nga Lewis i flluskave përtej kufijve të shteteve është aq i shkëlqyer dhe gazmor deri në trishtim, saqë e çon lexuesin amerikan në një vetëkënaqësi rehatuese të tipit: Ah këta të huajt budallenj! Por kur Leëis kthehet në një vrojtues të pamëshirshëm në Kaliforni dhe në Washington DC, ne shohim se rrëfenja e këtij libri i ngjason asaj pëlhurës së merimangës që të shkon pas fillit, teksa kuptojmë vështirësitë që i presin vendet e zhytura në borxhe e që janë lakmitare të mëdha.

Fragmente nga libri

SHBA: Mirësevini në Vallejo, Qyteti i Mundësive, lexon tabela në rrugë, por dyqanet që janë hapur kanë nxjerrë tabela ku shkruajnë "Pranojmë talona ushqimi". Shkurret rrethojnë bizneset e braktisura. Gjithë semaforët pulsojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe ky është veç një formalitet, sepse aty nuk ka më policë që patrullojnë rrugët. Vallejo është i vetmi qytet në zonën e Gjirit ku mund të parkosh ku të duash, pa u bërë aspak merak se merr gjobë.

Gjermania: Humbjet gjermane nuk janë mbyllur akoma, por në një llogari të fundit ato qëndrojnë në 21 miliardë dollarë në bankat islandeze, 100 miliardë dollarë në bankat irlandeze, 60 miliardë dollarë në bono të ndryshme amerikane të lidhura me subprime, si dhe shuma të tjera për t'u llogaritur në bono greke. E vetmja katastrofë financiare e dhjetëvjeçarit të fundit, ku munguan bankierët gjermanë, ishte investimi në Bernie Madoff (ndoshta e vetmja përparësi e sistemit financiar gjerman pa çifutë)...

Greqia: Tani sistemi financiar global kërkon të dijë: Kur do të ngecin grekët në pagimin e borxheve të veta? Herë – herë, duket se kjo është e vetmja pyetje që ka rëndësi, sepse në qoftë se Greqia lë pa paguar borxhin e saj prej 400 miliardë dollarësh, atëherë do të falimentojnë bankat evropiane që i kanë dhënë kredi dhe, po kaq kollaj, mund të vazhdojnë edhe vendet e tjera që po flirtojnë me falimentin...

Islanda: Leksioni më i madh financiar që goditi zemrat e islandezëve ishte blerja e sa më tepër aseteve, qoftë edhe me kredi. Kjo, sepse çmimi i aseteve vetëm rritej. Deri në vitin 2007, islandezët zotëronin afërsisht 50 herë më tepër asete të huaja se ç'kishin në vitin 2002. Ata blenë avionë privatë dhe shtëpi të treta në Londër e në Kopenhagen. Paguan shuma të mëdha për shërbime që askush nuk i kishte imagjinuar më parë në Islandë. "Një djalë që festoi ditëlindjen pagoi një milion dollarë. Mori Elton Xhonin për të kënduar dy këngë".

 

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët189
ISBN9789928116307
V. Bot2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
PërkthyesiValdet Kodra