I ri Cmim i reduktuar! Biblioteka ime – At Zef Pllumi Shiko më të madhe

Biblioteka ime – At Zef Pllumi

At Zef Pllumi FRA0093

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

E gjithë krijimtaria e shkruar nga At Zef Pllumi vjen në një botim special, i përgatitur nga Botimet Françeskane me rastin e 10-vjetorit të ndarjes nga jeta të tij. Janë 8 vëllime, ku përfshihen tre vëllimet e “Rrno vetëm për me tregue” dhe pjesa tjetër e krijimtarisë, ku janë studimet, hulumtimet për krishtërimin në Shqipëri dhe së fundi, edhe ditaret dhe kujtimet e tij për vitet e fëmijërisë dhe disa shkrime për vitet e tranzicionit dhe zhgëjimin që pati nga plagët që i shkaktoi periudha post-komuniste Shqipërisë

Më shumë detaje

46 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Franceskane

4 420 Lekë

-15%

5 200 Lekë

Share

6 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seria me tetë vepra e At Zef Pllumit përmban këto libra:

1.Rrno vetëm për me tregue, vëll. I. Vetëm këtë libër mund ta gjeni tek linku KËTU

Konsiderohet një vepër monumentale pasi është thirrja e brendshme e ndërgjegjes së këtij vendi. Ky libër është i ndarë në tre pjesë, sipas tre ndarjeve që bëri frati i madh, dhe konsiderohet një botim luksi për bibliotekë dhe për dhurata. Vëllimi “Rrno vetëm për me tregue”, Libri i kujtimeve, pjesa e parë, përfshin periudhën 1944 – 1951. Ky libër ka dalë në qarkullim në vitin 2015 nga Botime Françeskane

2.Rrno vetëm për me tregue, vëll. II. Vetëm këtë libër mund ta gjeni tek linku KËTU

Libri “Rrno vetëm për me tregue”, vëllimi i dytë “Liria midis dy burgimeve, përfshin periudhën 1950-1967. Ky libër ka dalë në qarkullim në vitin 2015 nga Botime Françeskane

3. Rrno vetëm për me tregue, vëll. III. Vetëm këtë libër mund ta gjeni tek linku KËTU

Libri “Rrno vetëm për me tregue”, vëllimi i tretë “Robnia e gjatë”, përfshin periudhën 967-1989. Ky libër ka dalë në qarkullim në vitin 2015 nga Botime Françeskane

4. Françeskanët e mëdhaj. Vetëm këtë libër mund ta gjeni tek linku KËTU.

Ky libër sjell një përvojë personale të At Zef Pllumit në njohjet dhe bashkëpunimin me françeskanët dhe klerikët e mëdhenj katolikë, të cilët kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm për kulturën kombëtare shqiptare; Në këto kujtime autori sjell mbresa, përshtypje dhe vlerësime për personalitete të tilla si At Gjergj Fishta, Shtjefën Gjeçovi, Pal Dodaj, Ambroz Marlaskaj, Vinçens Prennushi, Marin Sirdani, Anton Harapi, Justfin Rrota, Martin Gjoka, Bernardin Palaj, Donat Kurti, Benedikt Dema dhe Gjon Shllaku.

5. Frati i pashallareve Bushatli të Shkodrës, At Erasmo Balneo. Vetëm këtë libër mund ta gjeni tek linku KËTU.

Ky është një botim i rrallë sepse sjell një ditar të mbajtur nga At Erasmo Balnea, gjatë kohës së shërbimit edhe si frat, por edhe si mjek personal, pranë pashallarëve Bushatllinj të Shkodrës. Ai mban datën 22 qershor 1788. Dhe pas rreth 250 vjetësh At Zef pllumi arriti që ta nxjerrë në dritë këtë vepër që flet për Shkodrën e shekullit të XVIII dhe për rolin e anëtarëve të kësaj familje të shquar shkodrane në historinë e këtij vendi

6. Para nji mijë vjetve. Vetëm këtë libër mund ta gjeni tek linku KËTU

Në këtë vëllim janë përfshirë tri mini-drama “Para nji mijë vjetëve”, “Martesa e Sokole Halilit” dhe “Martesa e Gjeto Bashko Mujit”, të cilat kanë pseudonimin Lis Mali, pas të cilit qëndron emri i At Zef Pllumit. Këtu kemi mundësinë të shohim një tjetër profil të këtij françeskani të madh

7. Saga e fëmijnisë-Dhjetë vjet liri. Vetëm këtë libër mund ta gjeni tek linku KËTU.

Një tjetër aspekt i panjohur i At Zef Pllumit shfaqet në këtë vepër: Ana autobiografike e tij, e ardhur përmes rrëfimit të tij, si dhe letrave që janë përfshirë në këtë vëllim. Po ashtu, “Dhjetë vjet në liri” flet për vitet e tranzicionit në Shqipëri dhe është konceptuar si një vazhdim i veprës “Rrno vetëm për me tregue”

8. Siç thonim dje: Histori kurrë e shkrueme. Vetëm këtë libër mund ta gjeni tek linku KËTU

Ky vëllim sjell reflektime, meditime, analiza, mbresa dhe këndvështrime të At Zef Pllumit mbi historinë, personazhe dhe ngjarje që kanë ndodhur përgjatë shekullit të XX në Shqipëri. I thellë, i qartë, i thjeshtë, antikonformist dhe kritik i rreptë ndaj atyre që mbajnë peng zhvillimin e vendit

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
V. Bot2015 - 2017
VendodhjaShkodër
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë