Eneida, libri i gjashtë i Virgjilit Shiko më të madhe

Eneida, libri i gjashtë i Virgjilit

William Warburton MAG0016

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

…Më në fund shfaqet në sytë e të gjithëve Virgjili i vërtetë, poema e të cilit mban veshur gjenialitetin me të cilin ai e zbukuroi. Atë të cilën, deri më tani të apasionuarit e letërsisë e kanë quajtur një perlë, tani na vjen në dritë me një shpjegim të qartë dhe origjinal.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Magus
Fletët144
ISBN9789928444844

700 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

“E për sa i përket kritikëve, mendimi i tyre bie poshtë para këtij dizertacioni dhe duket absurd e i gabuar. Gjykimi i autorit Britanik i cili shkroi këtë dizertacion, zgjidhi fillin e sekretit që Homeri latin kishte lidhur në këtë poemë hyjnore. Ai goditi pikërisht në shpirtin e saj dhe zbuloi arsyet e çdo gjëje që ndërthuri tek “Eneida” Virgjili. Hipoteza e tij, e cila karakterizohet nga formimi i tij prej euriditi në mbrojtjen e saj, përshtatet plotësisht me traditat dhe zakonet e antikitetit, si dhe me opinionet e kohës.

Ballafaqimet që ai bën midis poezisë epike, dijes e urtësisë së ligjvënësve dhe filozofëve të antikitetit, përshtaten plotësisht me idenë e autorit. Nëse e gjitha kjo ka baza dhe është në kufinjtë e së vërtetës, këtë do ta vendos lexuesi, i cili me të lexuar veprën që ka në duar, menjëherë më pas duhet të rilexojë dhe studiojë veprën e Eneidës së Virgjilit me kujdes dhe vëmendje.

Autori i këtij dizertacioni, këtu na ilustron vetëm librin e VI të Eneidës, por zbulimi i tij është i një vlere universale për të kuptuar gjithë poemën e Virgjilit, e cila për disa është edhe më e veçantë se vepra e Homerit.

Kështu ne mendojmë se kemi bërë gjënë e duhur duke nxjerrë këtë vepër në dritë. Mbesim me besimin se lexuesi do ta vlersojë këtë punim dhe do dijë ta vlersojë rëndësinë e tij në zbërthimin e alegorive epike.

Në të mirë të shoqërisë dhe të adhuruesve të letërsisë antike, u vumë në lëvizje për të përkthyer këtë Dizertacion, të cilin ju tashmë mbani në duar. Do të ishte e këshillueshme që të gjithë të apasionuarit e

Dizertacion mbi inicimin në misteret e Eleuzinës epikës latine, përpara se të studiojnë këtë gjini letrare, do t’u duhej më parë të lexonin me kujdes këtë Dizertacion, i cili përmban çelësin për të kuptuar këto lloj poemash…”

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët144
ISBN9789928444844
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë