I ri Frenki peshku dhe valixhja sonike Shiko më të madhe

Frenki peshku dhe valixhja sonike

Peter Helliar A-005261

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Seria e hareshme dhe më e shitur e librave për udhëtimet në kohë! Cfarë do të bënit ju, gjyshi juaj noprando të krijonte një makinë kohe dhe gabimishtë do të shuante tërë familjen tënde? Nëse do të ishit FRENKI PESHKU, ju do të rendnit më shpejt sesa koha për ta shpëtuar familjen tuaj! Një aventurë e këndëshme, e paparë dhe tepër argëtuese!

Më shumë detaje

499 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Argeta LMG
ISBN9789928303288

990 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pak para se të njihemi me Frenki Peshkun

Një mëngjes, një plak me një grremç në vend të dorës parkoi makinën e tij të dashur ngjyrë blu para furrës së bukës.

Ai hyri brenda që të blinte bukë dhe u largua pak më vonë me një çantë që lëkundej lehtë në grremçin e tij. Duke turfulluar tërë rrugës, plaku ndaloi që t'i gërthiste një pëllumbi që rrinte sipër makinës së vet. Pëllumbi lëshoi diçka nga të ndenjurat e tij me pupla, gjë që e bëri plakun të sokëllinte.

Duke sharë nëpër dhëmbë, plaku hapi derën e makinës dhe u fut brenda. Ai vuri rripin e sigurimit, kontrolloi pasqyrën e pasme dhe, i kënaqur, ndezi motorin e makinës.

Pastaj ai e ngau makinën e tij të dashur ngjyrë blu drejt përpara, DUKE U PËRPLASUR me dritaren e furrës së bukës.

Askush nuk u dëmtua. Bukëpjekësi mbeti si i shushatur. Makina u shkalafit.

Plaku, i parkuar tashmë brenda furrës së bukës nën tulla, bukë dhe kekë, është Alf Peshku dhe kjo ngjarje e çuditshme mund të ndryshojë gjithë historinë e botës.

E si kështu? Po ju dëgjoj tek pyesni.

Që ta zbuloni, do t'ju duhet të vijoni leximin...

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe280
ISBN9789928303288
Titulli origjinalFrankie Fish and the Sonic Suitcase
RedaktoriErion Kristo
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiDrino Kristo