I ri Torta me petulla – SC Shiko më të madhe

Torta me petulla – SC

Sven Nordqvist A-002838

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Torta me petulla”, është përkthyer në 55 gjuhë të botës dhe është shitur në më shumë se 2 milionë kopje.

Më shumë detaje

48 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Magjia e librit
Fletët40
ISBN9789951693431

400 Lekë

Share

Më tepër

Libri i për plakun Petson dhe maçokun e tij Findus “Torta me Petulla” është shumë i njohur për të gjithë. Libri deri më sot është shitur afër 2 milionë kopje nëpër botë. Që nga fillimi, e tërë seria e këtij libri ka pasur një sukses të madh në Suedi. Përafërsisht janë shitur rreth 15 milionë kopje të kësaj serie dhe libri është përkthyer në 55 gjuhë të ndryshme.

Aventurat e plakut Petson dhe maçokut të tij Findus janë shumë të njohura. Lexuesit e vegjël i tërheq maçoku çamarrok dhe ilustrimet e pasura të autorit. Veprimet dhe reagimet e maçokut Findus janë gjithmonë të paparashikueshme. Po kështu, çdo ilustrim është një histori më vete: po i vështrove me vëmendje, zbulon çdo herë ndonjë detaj të ri.

Përkrah personazheve që përmenden në tekst, për shembull, në ilustrime gjen edhe krijesa të vogla simpatike, që argëtohen duke kurdisur çapkënllëqe. Provoje vetë, a i sheh? E veçanta e këtyre aventurave është se i pëlqejnë edhe lexuesit të rritur, që e gjen veten shpesh tek plaku Petson. Si në këtë rrëfim, për shembull, ku asgjë nuk është aq e thjeshtë sa duket, as edhe gatimi i një torte me petulla, që është një ëmbëlsirë e dashur për fëmijët suedezë.

Lexuesi i vogël sheh anën qesharake të historisë, ndërlikimet gazmore që nisin me pak miell, por nuk kanë të sosur deri në dema të tërbuar. I rrituri sheh sa lehtë keqkuptimet e shpien njeriun në keqinterpretime dhe paragjykime.

Në këtë mënyrë leximi i këtyre aventurave kthehet në një përjetim argëtues dhe kuptimplotë si për të rriturin që lexon me zë të lartë, ashtu edhe për fëmijën që dëgjon dhe njëkohësisht ndjek ngjarjen nëpërmjet ilustrimeve.

 

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët40
ISBN9789951693431
V. Bot2019
VendodhjaPrishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha7 - 13 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEntela Tabaku