I ri Hej, deshiroj te te tregoj dicka! Shiko më të madhe

Hej, deshiroj te te tregoj dicka!

Sanja Piliq A-002798

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky është një libër u përket të gjithë prindërve, një libër për ata prindër të cilët mendojnë se ende nuk e kanë gjetur mënyrën e duhur për të kuptuar fëmijët, sjelljet dhe qëndrimet e tyre, ndjenjat dhe dëshirat, arsyet pse u kundërshtojnë dhe dëshirat që nuk u tregojnë.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Magjia e librit
Fletët82
ISBN9789951693424

450 Lekë

Share

Më tepër

Ky libër është për të gjithë bashkëmoshatarët e personazheve, për të gjithë ata të cilët jetojnë në botën e moshës së tyre dhe që fatkeqësisht rrallëkush ua kupton ndjenjat, dëshirat, qëndrimet, veprimet, pakkush ua kthen dashurinë në të njëjtën formë.

Ky libër është për të gjithë ata fëmijë që përjetojnë dhimbjet e rritjes, të xhelozisë, të dashurive të para, të sekreteve të patreguara, të rrahjeve të zemrës deri në përhumbje.

Në këtë libër do të gjejë veten çdo njeri që është motër dhe vëlla i dikujt, shok dhe shoqe e gjithkujt. Këtu ka vend dhe për ju fqinj, janë çastet kur kemi gëzuar bashkë, kemi ndarë të mirën dhe të keqen, çastet kur kemi xhelozuar njëri-tjetrin me dhe pa të drejtë.

Ky libër ka çaste nga jeta familjare, nga jeta shkollore, nga marrëdhëniet shoqërore, ka aq ndjenja dhe është aq real sa gjatë leximit, secili nga lexuesit do të gjejë veten e tij dikur, sot apo edhe nesër.

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët82
ISBN9789951693424
Titulli origjinalHej zelim ti nesto ispricati!
V. Bot2019
VendodhjaPrishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 10 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë