Aventurat e mëtejshme të Robinson Kruzosë Shiko më të madhe

Aventurat e mëtejshme të Robinson Kruzosë

Daniel Defo BOM0120

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Robinson Kruzoja, pasi midis vuajtjesh e mundimesh të jashtëzakonshme, mbijetoi për 28 vjet rresht në një ishull të shkretë, një ditë vuri re se ujdhesës së tij iu afrua një anije, nga e cila zbritën një grup njerëzish, ndër ta edhe disa të lidhur këmbë e duar.

Më shumë detaje

7 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMSCA-1
Fletët176
ISBN9789994341429

500 Lekë

Share

Më tepër

Në rrethana fatlume, Kruzoja arriti t'i shpëtonte të dënuarit dhe mori vesh se njëri prej tyre ishte kapiteni i anijes.

Një pjesë e detarëve të mjetit lundrues, me në krye njëfarë Vili Atkins, kishin ngritur krye kundër krerëve të anijes dhe kishin zbritur në ishull me qëllim që t'i vrisnin robërit. Pas shumë përpjekjesh, Kruzoja jo vetëm që i shpëtoi të dënuarit, por edhe arriti t'i izolonte kryengritësit, t'i linte ata në ishullin e shkretë dhe bashkë me kapitenin e me njerëzit e shpëtuar prej tij, të merrte anijen e të largohej.

Kështu, heroi i romanit të njohur në të gjithë botën u kthye sërish në Angli, ku e filloi jetën nga e para. Por...

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët176
ISBN9789994341429
Titulli origjinalOMSCA-1
V. Bot2008
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 10 vjeç
StatusiI ri
PërkthyesiGuri Shyti