Aventurat e Hakëlber Finit Shiko më të madhe

Aventurat e Hakelber Finit

Mark Twain LG0001

Libër i ri

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Argeta LMG
ISBN9789994330535

1 100 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Mbi librin

Lexonjësi i këtij libri është njohur mbase me Hak Finin, Tom Sojerin dhe banorët e tjerë të qytetit të vogël amerikan Sent Petersburg që në faqet e librit “Aventurat e Tom Sojerit”. Në qoftë se, veç kësaj, do të lexohet “Jeta në Misisipi” dhe pjesë të tjera nga “Autobiografia e Mark Twain – it”, duket qartë se në aventurat e këtyre dy çunakëve shkrimtari ka shfrytëzuar gjerësisht si material, kujtimet e tij të fëmijërisë në qytetin Hanibal në brigjet e “Ujëravet të Babait”, dmth. të Misisipit, lumit më të madh të Amerikës Veriore.

Hak Fini thotë: “Këtë libër e ka shkruar mister Mark Twain dhe ai i ka thënë sendet pak a shumë ashtu siç kanë ngjarë. Ca gjëra, është e vërtetë, i ka shtuar nga vetja, por përgjithësisht ka thënë të vërtetën”. Dhe, me të vërtetë, Mark Twain kur ka shkruar këtë libër ka patur parasysh ngjarje dhe fakte nga jeta e tij personale.

Kështu për shembull, Sid Sojeri nuk është një figurë e krijuar, ai ka qenë vëllai më i vogël i vetë Twain – it. Po kështu, dhe figura e teto Polit nuk është e shpikur. Vetëm se këtu Mark Twain “ca gjëra i ka shtuar nga vetja” sepse në jetë ajo ka qenë nëna e tij.

Ndërmjet shokëve ka pasur shumë vërsnikë që na kujtojnë Hekun; kishte njohur gjithashtu dhe një zezak si Xhimi. Por me heronjtë kryesorë të librit, me Tomin dhe me Hekun, punët nuk qëndrojnë kaq thjeshtë.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe392
ISBN9789994330535
Titulli origjinalArgeta LMG
V. Bot2014
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 10 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiGjergj Zheji