Asgjë me rëndësi Shiko më të madhe

Asgjë me rëndësi

Justine Lévy BDI0273

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Luiza dhe Adrieni ishin të lumtur së bashku. Të rinj, të pasur, me fat, dashuroheshin që prej adoleshencës me një marrëdhënie të plotë, bashkëpunuese dhe të çlirët. Por asaj martese iu fanit papritmas hija e akullt dhe fatale e një tjetër gruaje: ish-supermodeles, dashnore e babait të tij, për të cilën Adrieni braktis gruan.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
Fletët114
ISBN9789994346813

500 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Papritmas, bota e Luizës shembet dhe brishtësia e pasiguritë e saj shpërthejnë, duke e dërrmuar. Vetëm, e dobët, e dëshpëruar, bie në një vorbull depresioni dhe vetmie, në një det trishtimi. Kur më në fund ringrihet, me ndihmën e dashurisë së re, Pablos, i cili i qëndron pranë me durim, e sheh burrin me sy tjetër: dallon egoizmin - e kishte shtyrë të abortonte që të mos shqetësohej në një çast vendimtar për karrierën e tij - dhe marrëzinë, por qartësohet edhe brenda vetes. Me një stil të thatë, të drejtpërdrejtë dhe thellësisht të sinqertë, që di të gjejë distancën e duhur nga një material autobiografik ende me dhimbje të gjallë, një rrëfim-çlirim, në të cilin Justine Lévy nuk fsheh asgjë nga vuajtja e saj e brendshme dhe duke goditur pa mëshirë veten, ngre për kontrast boshllëkun e errët të atij që i qëndronte pranë.

Të dhëna

Lloji i botimitHardcopy
Fletët114
ISBN9789994346813
V. Bot2009
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 14 vjeç
Numri i botimeveI parë