Refreni i urisë Shiko më të madhe

Refreni i urisë

J. M. G. Le Clézio TO0284

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Kjo është historia e nënës së autorit, e mbledhur dhe e ruajtur përgjatë viteve si një sekret i shenjtë në shpirtin e shkrimtarit. Ai e nxjerr prej andej, teksa po plaket për t’ua treguar të gjithëve.

Më shumë detaje

48 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
Fletët200
ISBN9789994316250

600 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Është një roman i shkurtër për nga numri i faqeve, jo me shumë se dyqind, por shumë i ngjeshur për nga dendësia e mbresave, aq sa të dikton një shpejtësi tjetër të lexuari, një shpejtësi të ngadalësuar, do të thosha, që të merr kohën e një romani me tre-katërfishin e faqeve, por duke të lënë një shije prarimi dhe vetmie që është zakonisht shija e artit të kulluar. Megjithëse në njërën prej pjesëve kryesore përshkruhet me një realizëm tronditës skena e denatyrimit dhe asgjësimit të njeriut nga uria, i gjithë romani, çuditërisht, shëmbëllen me një akuarel madhështor dhe prekës, plot nuanca dhe ndërthurje kuantesh ndjesore. Është mjeshtëria e Le Clezios që arrin të sjellë me fjalët e duhura përthyerjen e historisë, në nostalgji dhe meditim. Nga largësia e shtatëdhjetë viteve, ai e rindërton dhe e ritregon historinë e vajzës që do të bëhej nëna e tij, si të ishte fëmija e tij. Eteil duket sikur është vajza e vogël e Le Clezios. Ai shkruan për të me një delikatesë prej prindi.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët200
ISBN9789994316250
Titulli origjinalToena
V. Bot2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
PërkthyesiAmantia Kapo