Vila me dy porta Shiko më të madhe

Vila me dy porta - ribotim

Vera Bekteshi BD0122

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Shtëpia ku kaluam fëmijërinë në Tiranë ishte një vilë e madhe me tri kate dhe me dy hyrje, në zonën e të ashtuquajturit Bllok i Udhëheqjes. Ne jetonim në hyrjen e dytë, në katin e dytë. Një ditë e pata pyetur time ëmë se çfarë ishin disa dritare të vogla me rrjetë teli në murin e shkallëve midis katit të dytë dhe të tretë.

Më shumë detaje

2 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
Fletët292
ISBN9789928176011

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth librit

Shtëpia ku kaluam fëmijërinë në Tiranë ishte një vilë e madhe me tri kate dhe me dy hyrje, në zonën e të ashtuquajturit Bllok i Udhëheqjes. Ne jetonim në hyrjen e dytë, në katin e dytë. Një ditë e pata pyetur time ëmë se çfarë ishin disa dritare të vogla me rrjetë teli në murin e shkallëve midis katit të dytë dhe të tretë. Ime ëmë, pa qenë inxhiniere, m’u përgjigj se duhej të përdoreshin për ajrim, por unë nuk e besova kurrë. Atë kohë duhej të isha rreth dymbëdhjetë vjeçe dhe mendova se ato dritareza të vogla ishin vënë nga ish pronari për të kontrolluar ata që do të jetonin paskëtaj në vilën e tij që ia kishin shpronësuar me forcë.

Kjo vilë, pra, kishte një histori dhune që në fillimet e saj dhe kështu do të vazhdonte në vite për të gjithë banorët që do ta popullonin, deri në fillim të shekullit të 21-të, kur iu kthye të zotëve dhe kati i parë u shndërrua në një bar të stërmadh që gëlon nga rinia e sotme, në zonën e famshme të Bllokut.

 

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët292
ISBN9789928176011
V. Bot2014
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveParë