Magazina e komunizmit shqiptar

Elektra Çapaliku SCA0001

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Albumi “Magazina e komunizmit shqiptar” është frut i një pune të gjatë kërkimore në terren dhe në nivele të tjera, si: biblioteka, internet e media sociale, për grumbullimin, sistemimin dhe interpretimin e objekteve, që kanë shoqëruar jetën e njeriut shqiptar në periudhën e komunizmit.

Më shumë detaje

44 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Graphic Line
Fletët168
ISBN9789928447272

1 800 Lekë

Share

23 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Kemi të bëjmë me një koleksion me rreth 500 imazhe të përzgjedhura dhe të grupuara në kapituj, si: Triska e tullona; Mobilje; Elektroshtëpiake; Paisje ngrohje dhe gatimi; Ndriçues; Telefona, aparate fotografikë dhe orë; Enë kuzhine; Kafe e takëme kafeje; Cigare dhe takëme duhani; Ujë dhe lëngje të tjera; Ushqime; Pije alkoolike; Veshje; Shtresa dhe mbulesa; Lavanteri; Lojëra; Artikuj shkollorë; Paisje zyre; Biçikleta e motoçikleta; Lekë si dhe objekte të tjera të ndryshme. Në libër përveç objekteve të paraqitura, gjenden edhe një numër aktesh të botuara në gazetat zyrtare, foto private si dhe faksimile dokumentesh.

Libri na vjen si një arkivë pamore, një katalog i koleksioneve të dyqaneve socialiste, duke pasur si qëllim të ofrojë një histori alternative të komunizmit shqiptar, nëpërmjet kulturës pamore të objekteve të përditshmërisë, historisë së penetrimit të projektit komunist në jetën private e urbane dhe përpjekjes për një unifikim total të shijes së shqiptarëve.

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët168
ISBN9789928447272
RedaktoriBora Logu
V. Bot2019
Tipi i publikimitAlbum
Grupmoshambi 14 vjeç
Numri i botimeveI parë
Përmasat21 x 28
PërkthyesiSara Çapaliku