Piktura dhe grafika të përzgjedhura

Pjetër Marku PMA0001

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Artisti Pjetër Marku vjen me një pjesë të konsiderueshme të krijimtarisë së tij në zhanret e portretit dhe peisazhit, por edhe me punime të artit modern, në vigjilje të hapjes së ekspozitës personale dhe 70-vjetorit të lindjes. Trevat e Mirditës dhe vendeve të tjera të Shqipërisë, portrete dhe histori njerëzore, vijnë mjeshtrisht në një katalog të botuar në mënyrë cilësore nga piktori i njohur

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MIRGEERALB
Fletët154
ISBN9789928074904

2 000 Lekë

Share

24 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Thanë për artistin Pjetër Marku

Piktori Pjetër Marku tashmë formon një profil të veçantë si portretist dhe pejsazhit i frymëzuar nga trajat e pafundme natyrore të vendlindjes, Mirditë, nga etnosi dhe bota shpirtërore e etnopsikologjisë shqiptare të portretit të ëmbël por edhe të ashpër të këtyre anëve duke ruajtur me besnikëri tiparet e bujarisë, të realizuara me mjeshtri në teknikën vaj në pëlhurë. Paleta e Pjetër Markut është pasur dhe e pastër me gamë të ngjyrave të harmonishme , pasturoze që në kompozicion (pejsazh, portret) krijon një strukturë të materializuar forme, ngjyre, ritmi që ndërlidh njerun, tokën dhe qiellin në harmonizim të këndshëm artistik.

Struktura e pikturës së tij duket se ka ecur dhe është zhvilluar duke u pasuruar me vlera të reja, me refleksione mu si historia, qëndresa, karakteri, shpalosja e përjetimeve shekullore të kombit.

Shtresimi piktural tematik i piktorit tasgnë hyri në një rrugëtim serioz si konstruksion modern i realitetit të dytë të natyrës, jo si kopje por shndërrimi i individualitetit ekspresiv, bash si njeriu i këtij nënqielli.

Ngjyrat në pikturat e Markut kanë reflekset e kreshtave mirditore, të stinëve që nga ajo blu me nuanca shpërthyese të ngjyrave intensive, e portokalltë, e kuqe e blertë, etj. Piktori respekton elementet e formësimit kompozicional; prespektiva, plani, ritmi, dritëhija, momentet emocionale, etj.

Origjinaliteti i krijimtarisë figurative të Pjetër Markut shprehet përmes një stili të veçantë e të dallueshëm nga të tjerët. Ai është plot muzikalitet, kolorit, tema, ide e karaktere që e bëjnë veprën e tij një ekzemplar me vlera të çmuara në artin tonë kombëtar.

Idriz Berisha, piktor (Kosovë)

Piktori Pjetër Marku me punën kompozicionale e artistike, materien, pikturën nga optika e tij instiktive e determinon në klikë e teknikë shprehëse. Si e tillë, ajo mban të fshehur materien e monumentalitetit, i cili për autorin është autonome dhe substanciale, - vetë ai. Strukti dhe shprehja e tij autonome në peisazhe vjen estetikisht dhe artistikisht, me plasticitetin dhe arkitekturën kompozicionale – grotestke poetike. Vetë peisazhi nga ai vjen kryesisht prej gjeografisë mirditore. Mekanizmi piktural i krijuar nga Pjetër Marku depërton barrierat vizuale, e vizionare, gjeoarkitekturore në konstruksionin e formësimit total-estetik.

Demush Avdimetaj, piktor<>

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët154
ISBN9789928074904
V. Bot2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitKatalog
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë