I ri Cmim i reduktuar! Shkolla e miresise dhe ligesise Shiko më të madhe

Shkolla e miresise dhe ligesise

Soman Chainani A-006086

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Shkolla e Mirësisë dhe Ligësisë” është një udhëtim epik në një botë të re marramendëse, ku e vetmja mundësi për të dalë kalon nga një përrallë... që duhet ta përjetosh në vetën e parë.

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Argeta LMG
ISBN978992830339

1 020 Lekë

-15%

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

18 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Sivjet, shoqet e ngushta Sofia dhe Agata do të zbulojnë se ç’do të thotë të jesh nxënëse në legjendaren Shkollë të Mirësisë dhe Ligësisë, ku djem e vajza të zakonshme ushtrohen se si të bëhen heronj e të ligj përrallash.

Me fustanet e saj bojërozë, këpucët prej qelqi dhe përkushtimin për bëma të mira, Sofia e di që do të marrë notat më të mira në Shkollën e Mirësisë dhe se do të diplomohet si princeshë përrallash.

Ndërkohë, Agata, me fustanet e saj të zeza pa formë, me maçokun djallëzor dhe me pakënaqësinë ndaj të gjithëve sa e rrethojnë, duket të jetë fiks për Shkollën e Ligësisë.

Po kur të dyja vajzat rrëmbehen e çohen në Pyjet e Pakufishme, ato zbulojnë se fati i tyre do të kthejë tërësisht: Sofinë e lëshojnë në Shkollën e Ligësisë, për të ndjekur orët e Shëmtimit, Mallkimeve vdekjeprurëse dhe Stërvitjes së ndihmësave, kurse Agata e gjen veten në Shkollën e Mirësisë, mes princave e vajzave bukuroshe, në orët e Mirësjelljes së princeshave e Komunikimit me kafshë.

Po sikur gabimi të jetë vetëm hapi i parë drejt zbulimit të asaj që janë në të vërtetë Sofia dhe Agata?

REVIEW

“Shkolla e Mirësisë dhe Ligësisë”. Tani humb vazhdimisht. “Një debutim fshikullues si kamxhik... Nota: 10”

—Entertainment Weekly“

Me krijimtarinë e tij të harlisur, ‘Shkolla e Mirësisë dhe Ligësisë’ është një libër komik mbi dëshirën për të qenë i pari në shkollë.”

—GREGORY MAGUIRE, autor i librit “Wicked”

“Ua! Që në fjalinë e parë e ndien që do të hysh në një botë fantazie të pazakontë. Një rrugëtim i egër dhe i rrezikshëm nëpër përralla. Më pëlqeu shumë ky libër.”—R.L. STINE, autor i serisë së famshme “Goosebumps”“Një përrallë që nuk ngjan me asgjë tjetër, e plotësuar me dashuri, magji, humor dhe një gjëegjëzë që do t’ju bëjë t’i ktheni faqet një pas një drejt fundit.”

—ANN M. MARTIN, autore e serisë së famshme “Baby-Sitters Club”

“Çainani ka imagjinuar me shumë bukuri një botë ku përrallat marrin jetë, një vend ku për çdo princeshë të bukur me një fund “Përgjithmonë të lumtur” në të ardhmen e saj, ka përballë një të lig me fat tragjik. Po në Shkollën e së Mirës e së Ligës s’është gjithmonë edhe aq e sigurt cila është njëra dhe cila tjetra.

—DAVID MAGEE, skenaristi i “Jeta e Pisë” dhe “Në kërkim të Kurrkundit”

“Në botën e imagjinuar me aq shumë detaje të Çainanit, veprimi nuk ndalon për as edhe një çast. Lexuesit e rinj nuk do ta ndalin dot shfletimin e faqeve, derisa të mbërrijnë te mbyllja e papritur dhe aq e kënaqshme.”

—TOR SEIDLER, autor i “Mean Margaret”, finalist i Çmimit Kombëtar të Librit

“Nuk ndodh shpesh që të dalë një autor që rikrijon përrallat dhe u korrigjon magjinë. Çainani rrëmben energjinë e shpejtë të gjuhës së Roald Dahlit dhe e ndërthur me intensitetin ekzistencial të fabulave të J. K. Roulingut për të krijuar universin e tij”.

—MARIA TATAR, Profesoreshë e Universitetit të Harvardit dhe redaktore e “The Classic Fairy Tales”

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Faqe298
ISBN978992830339
V. Bot2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 10 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAnxhela Cikopano