Zhuljeta Grabocka Çina

Zhuljeta Grabocka(Çina) ia ka kushtuar gjithë jetën mësimdhënies në fushën e letërsisë, por njëherësh ka menaxhuar edhe institucionet arsimore. Pjesë e aktivitetit të saj janë edhe gazetaria dhe poezia. Së shpejti do të sprovojë edhe prozën 

Zhuljeta Grabocka(Çina) ka lindur në vitin 1953 në qytetin e Korçës. Ka mbaruar studimet e larta prane Universitetit teTiranës , fakulteti Histori - Filologji,dega Gjuhë - letërsi Në vitin akademik 1982-1983 ka përfunduar kursin pasuniversitar një vjeçar për gjuhësi me rezultate të shkëlqyera.


Ajo ka  një përvojë të pasur në mësimdhënien e lëndës së letërsisë, në menaxhimin e  drejtimit të shkollës së mesme në Maliq dhe inspektimitprane DAR Korçë.


Vitet e fundit ajo punoi në disa shkolla të qytetit të Tiranës dhe doli në pension në gjimnazin " Qemal Stafa".


Krahas pjesëmarrjes në veprimtaritë e shoqërisë civile , ajokapunuar në redaksinë e kulturës pranë Radio Korçës.


Në vitin 2015 ka botuar dy vëllime me poezi “Ditari i gushtit” dhe “Bota pa stinë”


Ajo ka në proçes botimi një libër me kujtime dhe në dorëshkrim një vepër të prozës së gjatë edhe nje vëllim me poezi.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 2 nga 2 libra
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Poezia, që i jep titullin vëllimit “Bota pa stinë”, jo vetëm i jep këto tipare, por është njëherazi një gjetje poetike, që i fton dashamirësit e poezisë të gjejnë dilemat e kohës. Pse “Kjo botë u ftoh”? Aktualizimi i ndjesive është prurja që të mban gozhduar në vargje. “Përditë thyhet diçka / brenda meje si të ishte kristal"

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Në kërkim të kumtit filozofik të vargjeve të saj poetja pyet veten : “ Si nuk lindën më parë?” Por pa e ditur që t’i japë një shpjegim kësaj ndodhie, sepse është një ëndërr e gjatë, që nanuriste në shpirt, dhe që një ditë u zgjua për të dalë jashtë me një tingull të fortë poetik. Merr një përgjigje edhe ti....

    500 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 2 nga 2 libra