Të gjithë të lirë Shiko më të madhe

Të gjithë të lirë

Pietro Grasso BOG0097

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Buscetta, njëri nga më të fuqishmit anëtarë të Kupolës mafioze, në vitin 1984, pranoi të bashkëpunonte me Giovanni Falcone n, pasi kishte parë të gjithë të afërmit t'i shfaroseshin nga "familjet private". Ky duke ofruar më në fund mundësinë e njohjes së funksionimit të organizatës, na rikujtoi mësimet e mjeshtrave që e kishin "iniciuar" në sekretet e Cosa Nostra s

Më shumë detaje

49 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
Fletët244
ISBN978999061225

700 Lekë

Share

Më tepër

Pra, Cosa Nostra na ishte krijuar sepse mungonte drejtësia publike, për të mbrojtur një tokë të dërrmuar në qindra mënyra: "Pse ne siçilianët jemi ndjerë të lënë pas dore, të braktisur nga qeveritë e huaja dhe gjithashtu nga ajo e Romës. Ja pse Cosa Nostra ka bërë ligjin në vend të shtetit në këtë ishull. E ka bërë në periudha të ndryshme historike, edhe kur nuk quhej Cosa Nostra. Unë e di se dikur ajo u quajt "I Carbonari", pastaj u quajt Beati Paoli dhe vetëm në një moment të tretë u bë Cosa Nostra". Leonardo Messina është një burrë nderi nga San Cataldo... një i penduar me prirje për të ndërtuar skenare të mëdha dhe për të tregojnë histori që të lënë të mahnitur; i cili duke kundërshtuar versionin sipas të cilit nuk ka pasur ndonjëherë rregulla të shkruara për bashkëpunëtorët e Cosa Nostra s, përmendi një koleksion të quajtur Bibla, e cila i ishte dorëzuar nga Di Cristina, para se të vdiste, një tjetër burri nderi, që më pas u largua nga organizata. Ashtu si e kishin përshkruar pas vite kërkimesh, "Bibla" nuk u gjet; diçka e ngjashme, edhe pse fotokopje, u gjet në vendin ku fshiheshin të kërkuarit Salvatore e Sandro Lo Piccolo, që u kapën në afërsi të Palermos në vitin 2007. Bëhet fjalë për tashmë të njohurën formulën e betimit dhe një lloj dekalogu, rregullat e të cilit janë shumë të ngjashme me ato të rrëfyera nga Antonio Calderone. Me sa duket forma rituale e inicimit nuk është humbur: ajo konsiston në tashmë të njohurin shpim, me një gjilpërë apo gjemb të pemës së portokallit të hidhur, të gishtit tregues, atë që tërheq këmbëzën e armës, dhe në të rrjedhurit e gjakut mbi një imazh të shenjtë, Shën Mëria e Annunziata s ose shenjti mbrojtës. Më pas portreti digjet në duart e të anëtarësuarit ndërkohë që ky shqipton betimin solemn: "Betohem se do t'i jem besnik Cosa Nostra s. Nëse do ta tradhtoj, mishi im duhet të digjet si digjet kjo shëmbëlltyrë". Ndjek leximi i të ashtuquajturve urdhërime. Në dokumentin e gjetur janë shprehur besnikërisht kështu, në një italishte të pasaktë: 1. Nuk mund t'i prezantohesh vetëm një miku tjetër (të lexohet burrë nderi) në qoftë se nuk e bën këtë një i tretë; 2. Nuk duhen soditur gratë e miqve tanë; 3. Nuk duhen bërë krahasime (nuk është fort i qartë kuptimi duke pasur parasysh sa na kujton autori, në tekst shkruhet comparati); 4. Nuk duhet të frekuentohen tavernat apo rrethe të caktuara; 5. Është detyrë të jesh i disponueshëm për Cosa Nostra n edhe nëse gruaja është duke lindur; 6. Duhen të respektohen kategorikisht takimet; 7. Duhet respektuar gruaja; 8. Kur thirresh për të dëshmuar diçka që di, duhet thënë e vërteta; 9. Nuk mund të përfitosh paratë që janë të të tjerëve apo të familjeve të tjera; 10. Nuk mund të bëjë pjesë në Cosa Nostra kush ka një të afërm të ngushtë në forcat e rendit, kush ka tradhti sentimentale në familje, kush ka sjellje të keqe e nuk vëren vlerat morale. Koment nga autori Quhem Pietro Grasso dhe jam Prokuror kombëtar antimafie. Atyre që më pyesin lidhur me veten e me jetën time, gjithmonë e para së gjithash u them se jam nga Palermo, sepse ky qytet, me trashëgiminë e bukurive natyrore dhe artistike, por edhe të dhunës e të gjakut, ka ndikuar në zgjedhjet më të rëndësishme të jetës sime... Kam lindur në vitin 1945 në Licata, provincë e Agrigento s, në një familje palermitane, por që tetëmbëdhjetë vjeç më dërguan në kryeqendrën siciliane, ku edhe u rrita. Babai, nëpunës i autoritetit të tatimeve, kishte arritur të merrte transferimin e shumëpritur në qytetin e tij. Nëna deshi që unë të kisha një formim të krishterë... Më kujtohet se si përpara se të flija e menjëherë porsa zgjohesha, i recitoja lutjen Engjëllit mbrojtës: "Më rri afër e më mbro, ji udhëheqësi im në errësirë e më mbro nga rreziqet". Një ritual i vogël që më bënte të ndihesha i sigurt dhe më largonte frikën nga errësira. Të gjithë ciklin e shkollimit e kreva në Palermo: shkollën fillore tek Montessori, shkollën e mesme tek Salesianët, liceun dhe universitetin në strukturat shtetërore. Që në ato vite dhuna e mafias ishte para syve të të gjithëve, madje edhe përpara syve të mi djaloshare, i cili kishte filluar të kishte mendjen e mbushur me kaq shumë pyetje që mbeteshin pa përgjigje.

Të dhëna

Lloji i botimitHardcopy
Fletët244
ISBN978999061225
V. Bot2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 14 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEni Vasili