Cmim i reduktuar! Udhetoj neper Japoni dhe Kine Shiko më të madhe

Udhetoj neper Japoni dhe Kine

Nikos Kazantzakis BD0420

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Nga gjigandi i letërsisë moderne greke vijnë përshtypjet nga udhëtimi i tij në Kinë dhe Japoni në vitin 1935.

Më shumë detaje

498 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789992750626

539 Lekë

-23%

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ashtu siç mbaron një udhëtim, dhe ti trishtohesh dhe nuk do të kthehesh më në realitetin e përditshëm, monoton, ashtu trishtohesh edhe kur mbaron së lexuari një libër të bukur, edhe kur përkthen një libër të bukur, dhe aq më tepër akoma kur libri që ti përkthen të çon në vende të panjohura që ti nuk ke pasur mundësinë të shkosh dhe të cilat mbeten në ëndrrat e tua si sfida për të ardhmen. Të udhëtosh me Kazantzaki-n është një eksperiencë e papërsëritshme dhe e rrallë për këdo... Seria e veprave Udhëtime, që Nikos Kazantzaki na ka lënë si thesar në dorë, janë një nga pjesët më të bukura të gjithë krijimtarisë së tij letrare. Është fakt i njohur se shpirti i tij nuk mund të gjente qetësi në vatrën e tij, Greqinë. Ai duhej të shikonte më shumë për ta vënë veten përpara një prove shumë të madhe - Shpirti i tij duhet të përballej me të gjitha shpirtrat e botës, dhe me gjasa, ashtu siç shprehen surrealistët, të gjente korrespondenca... Ai i gjeti këto korrespondenca, jo të gatshme, por duke i gërmuar ato në tokat që shkeli, duke përpirë sytë që pa, duke prekur gurët ku shkeli, duke ndier aromat që e dehën dhe njëkohësisht e ndërgjegjësuan më tepër për shumëllojshmërinë e botës ku jetojmë. Ai nuk do të ishte një shkrimtar i madh e i padiskutueshëm nëse dora e tij nuk do të shkruante e ndikuar nga vendet ku shkoi. Mendja njerëzore, sado e mprehtë dhe e formuar qoftë, ka nevojë të zgjerojë horizontet e saj. Përplasja me realitete të ndryshme, me kultura e qytetërime të ndryshme, me histori e zhvillime të ndryshme, e ndihmon mendjen të çikë horizonte të reja ngacmuese... Këtë Kazantzaki e dinte mirë, se besimi i tij nuk do të konsolidohej nëse ai nuk do të nisej për udhë... Ne, njerëzit e thjeshtë, nuk jemi si ai, në këndvështrimin praktik, të sakrifikojmë jetën tonë, përditshmërinë tonë, për të kuptuar sadopak veten. Sepse udhëtimet e shkrimtarit grek nuk kishin qëllim tjetër përveç se Kazantzaki të vihej përballë Kazantzaki-t, por jo në tokën helene, por tekdo... Dhe Kazantzaki të kuptonte përfundimisht se nuk besonte në asgjë, nuk kishte frikë nga asgjë dhe ishte i lirë... Po ne, çfarë do të kuptojmë duke lexuar udhëtarin Kazantzaki? Cili do të jetë përfundimi ynë? Do të ndihemi të lirë, duke mohuar frikën dhe shpresën, apo do të ndihemi të lirë duke i pranuar ato?

Të dhëna

Faqe240
ISBN9789992750626
Viti i Botimit2004
VendodhjaTirane
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiM. Dino