Mbreti i kaosit

Mihal Kalia BD0340

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Të kërkosh largimin e Berishës nga posti më i lartë i shtetit, nuk do të thotë të provokosh luftë civile. Të kërkosh largimin e Berishës, nuk do të thotë ti rrëmbesh pushtetin PD-ës. Berisha nuk është PD-ja. Ai është kanceri i saj. Metastazat e tij Partia Demokratike po i ndien dhimbshëm, por, në vend që të hiqet pjesa e sëmurë prej saj, po hiqet pjesa më e shëndoshë.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
Fletët460
ISBN9789994303137

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Kryeministri është shëmbëllim i së kaluarës së largët, ardhur në ditët tona nëpërmjet përthyerjeve të shumta të pësuara gjatë kohëve, prej të cilit nuk mund të pritej tjetër veçse një deformim i përsiatjeve të tij me karakter shoqëror. Ai nuk mund ta konceptojë veten të papushtetshëm; është lidhur ngushtë me të, sa shkëputja do ti kushtonte shpërbërje, ndaj dhe ai nuk mund të mendonte humbjen në zgjedhjet, të cilën do ta shmangte me çdo lloj mjeti të paligjshëm, si e vetmja rrugë që i kish mbetur në odisenë e tij pushtetare, duke shpërbërë e nëpërkëmbur demokracinë. Mbreti i kaosit, me sigurinë e parashikimit të magjistricave, me këmbët duke shkelur flakët e ferrit e me duart shtrirë drejt parajsës, pëshpërit si thirrje profecie Sustine et Abstine (Qëndro, mos u dorëzo!). Populli kërkon shtet. Kërkon demokraci. Prandaj proteston kundër arrogancës, varfërisë, papunësisë, kundër hajdutëve e kriminelëve që zgërdhihen se vrasin njerëz të pafajshëm. Demokracia nuk është arenë kuajsh e fushë buburrecash, por është arenë e shpërthimeve të vrullshme, e lirisë së mendimit dhe veprimit që çojnë përpara zhvillimin, duke projektuar fizionominë e së ardhmes. Kryeministri është njeriu i imazheve të rreme. I ndodhur në krye të qeverisë, me mundësi të shumta abuzimi dhe përfitimi për vete dhe për grupin e tij, ai ka krijuar një parajsë, ku gjen dhe u gëzohet mrekullive të jetës. Ai lumturohet pranë së Bukurës së Dheut, pranë zanave të bjeshkëve dhe nimfave që dalin burimesh me vezullime stërkalash, që e bëjnë të përvdiret prej rrëzëllimit shigjetues lëshuar prej harkut të mbretëreshës së mrekullive e bukurive të rruzullit, që ka zgjedhur për ekzaltim kopshtin e lulëzuar, punuar e mbjellë me aq dëshirë e përkushtim në hapësirat e pafund të fantazisë se tij të shfrenuar.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët460
ISBN9789994303137
V. Bot2013
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 18 vjeç
Numri i botimeveI parë