Ky libër analitik dhe provokues shtrihet në histori dhe merr shembuj nga Amerika Latine, Evropa dhe SHBA-ja, për të përcaktuar karakteristikat e populizmit dhe shkaqet e thella të triumfit elektoral në kohët tona.
Vatrat e talentit janë zakonisht vende të mistershme, dhe gjëja më e mistershme është se talenti aty harliset krejt papritmas. Libri ''Çelësi i Talentit' zbulon misteret e ekzistencës së talentit, aty ku ai gjendet. Madhështia nuk ështëe lindur, - ajo rritet..
Njerëzit duhet të reflektojnë për gënjeshtrat që po i shiten. Maskat janë vetëm një formë e manipulimit psikologjik. Testet janë një mashtrim shkencor që japin iluzionin e një “pandemie” që mbahet nga propaganda në media.
Ky libër vijon botimin bestseller ndërkombëtar “Fuqia e së tashmes” i cili ka shënuar një rekord shitjesh në më shumë se 2 milionë kopje. Ky libër mbetet një manifest i shkëlqyer për të ndërtuar një jetë më të mirë secili prej nesh dhe për të kontribuar të gjithë bashkë për një botë më të mirë
Gjithmonë i përfshirë në listën e 100 veprave më të rëndësishme në botë të të gjitha kohërave, "Makina e Kohës", është jo vetëm libri i parë me subjekt të nesërmen e largët të Tokës dhe jetesën e banorëve të saj, jo vetëm libri i parë klasik mister- shkencë, por vjen edhe për herë të parë në shqip si vepër e plotë.
Në këtë vëllim të parë të botimit special të entit botues M.K gjeni ajkën e prozës së shkurtër dhe katër poezi të Mitrush Kutelit. Ky botim është përgatitur nga editori sipas dorëshkrimeve të autorit
Rahoi e vogel ka shkruar 8 perralla te bukura te cilat botuesi vendosi qe ti percjelle tek lexuesit e saj bashkemoshatare. Nje bote e bukur, plot magji, naivitet dhe bukur vjen permes ketyre faqeve
Një histori që rrotullohet rreth atyre që "duhet" dhe që "do" të bëjë një vajzë e re, historia e Olgës e cila përballet çdo ditë me frikën e saj... Jeta është një ëndërr e bukur që duhet jetuar, ashtu siç dimë, ashtu si na vjen.
Ne, tokësorë me staturë shkencëtari, lindur në imagjinatë, por vendosur në qendra reale kërkimore të hapësirës, përmes ngjarjesh tipike, ju dëshmojmë arritjen marramendëse të këtij shekulli; zbulimin e mijëra planeteve të reja në Gjithësi, ku mund të ndodhen ALIENËT. Ky liber eshte fitues i Çmimit vjetor te Ministrise se Kultures per letersine per femije...
Në disa vende të botës, ky libër është këshilluar të futet në metodikën edukuese të arsimit parashkollor dhe të ciklit të ulët. “Botë e larmishme” është pjesë e katalogut të Gemser Publication 2020 dhe botimi i parë në një gjuhë të huaj vjen në një kohë rekord në shqip nga Shtëpia Botuese “Muza”.
Albatros Rexhaj është shkrimtar modern, që me sukses të madh e ka gjetur rrugën te lexuesi i shumtë - në numër - i tij. Sinqeriteti dhe thjeshtësia e tij krijuese, trajtimi pa ekuivok dhe pa komplekse i temave, origjinaliteti krijues, e ka bërë emrin e tij të pranishëm në letërsinë shqipe. Mos hezitoni ta lexoni: Nuk është shkrimtari tipik që do ta hasni.
Hipnotizues dhe misterioz, nuk mund ta lëshosh nga dora. Një rrëfim rreth miqësisë së fortë dhe zbulimeve të rrezikshme. Fitues i çmimit “The Oxfordshire Book Awards” 2013
Një libër argëtues për vogëlushët, ku jeta, vlerat dhe veset, flasin përmes botës së kafshëve. Ky libër është fillimi I një serie që do të bëhen shumë të dashura për lexuesit e vegjël
Një pamje e gjallë e kënaqësive dhe zhgënjimeve të jetesës brenda botës së ngujuar të Venecia… dhe një sekret i Vivaldit të famshëm.
Një guidë e domosdoshme që duhet ta ketë çdo femër, për spektrin e plotë të trajtimeve jokirurgjike, të ofruara nga Dr. Patrick Bowler. Ai do t’ju ndihmojë me njohuritë e tij profesionale për alternativa të shpejta, pa dhimbje dhe jo të kushtueshme, për të shmangur operacionet plastike.
Heterodoksia mund të lexohet si autobiografia shpirtërore e Sabatos. E botuar për herë të parë më 1953, ende sot komunikon me lexuesin për shkak të vlefshmërisë së jashtëzakonshme që ka. Ai preokupim për qenien që e sheh universin e zhveshur nga kuptimi në duart e teknokracisë, rrjedh nga një fuqi apokaliptike, paralajmërimin ndriçues të së cilës kemi...
Për herë të parë kujtimet e mjekut personal të Enver Hoxhës vijnë në një libër nga UET PRESS. Raportet personale dhe një histori tjetër e Bllokut ndryshe, parë përmes raporteve njerëzore të njerëzve që jetonin aty, por dhe një gjykim i kohës përmes penës së një njohësi të mirë të saj.
Regjisori i ri kthehet nga Perëndimi për të sjellë ndryshimin e jetës në vendin e tij dhe kjo përpjekje dëshmohet në mendimet e tij, kërkimet e thella, njohjen e asaj që quhet trashëgimi e natyrës dhe e botës së njeriut, si trupëzim i së kaluarës me të tashmen. Duan të luajnë dramën e jetës dhe hyjnë si dramë e tragjedi në jetën e kombit. Por, natyrisht...
Një rrëfim përsa i përket gjenealogjisë së leximit, librit dhe shkrim-këndimit në përgjithësi prej lashtësisë deri në ditët e sotme.
Nga autorja e romanit “Vera e fluturave”, tashmë vjen historia e paharrueshme e një miqësie të re, e një tragjedie të tmerrshme dhe e një gënjeshtre të varrosur për vite të tëra.
Ky libër i bazuar dhe mbështetur në fakte sjell në dritë një nga personalitet më të rëndësishme të Perandorisë Romake dhe padyshim se ky personalitet mban emrin Konstandini i Madh dardan i cili në të vërtëtë shënoi një epokë të re në historinë e Krishtërimit dhe kishës, ai ishte i vetmi perandor që mbajti në trupin e tij dhe të politikës së shtetit...
Adriatike Lami vjen me një vëllim të ri me poezi “Tango në prill”, duke kulmuar arritjet e saja poetike, duke shënuar përsosje të teknikave poetike, dhe duke rrokur një botë plot pasione, energji, harmoni dhe muzikalitet.
Që kur është hedhur në qarkullim në SHBA në majin e vitit 2014 u bë bestseller në një kohë rekord. Autorët e Gjinekonomia të ndihmojnë në mënyrën sesi duhet parë botën, duke ekspozuar anën e fshehur të çdo gjëje.