Libra me personazhe simpatikë dhe...
Në këtë vëllim janë përfshirë dy studime me vlera të jashtëzakonshme për gjuhën shqipe: “Studime shqiptare” i arvanitasit, Panajot Kupitorit dhe “Mbi gjuhën shqipe” i Franz Bopp. Tezat që shtrojnë këta autorë provokojnë dhe shtrojnë ide për debate të forta në fushat e historisë dhe gjuhësisë. Ato rikthejnë çështje themelore për prejardhjen e shqipes,...
Materiale të Ministrisë së Jashtme austriake për konferencën e paqes.
Çdo etapë e historisë së shtetit shqiptar në këtë njëqindvjeçar, me përjashtim të kohës së dy luftrave botërore, ka pasur veçori të caktuara në politikën e jashtme të vendit, të dallueshme nga njëra-tjetra, por edhe me tipare të përbashkëta.
Në këtë vepër janë përmbledhur shkrime për politikën e krijimtarinë letrare e shkencore, për krijues e vetje të tjera, për ngjarje, dukuri e veprime të ndryshme politike në Shqipërinë shtetërore dhe në Kosovë.
Libri është një histori e shqiptarëve në Luftën e Dytë Botërore, dhe jo vetëm e Shqipërisë. Për aq sa është e mundur, në kornizat e një libri të tillë janë reflektuar edhe qëndrimet e shqiptarëve në Kosovë e në Çamëri, në emigracion
Shekulli i ri i politikës shqiptare është ai lloj studimi në fushën politikës që synon të përpunojë, të identifikojë dhe pasqyrojë sa më objektivisht vlerat, parimet, filozofinë dhe kulturën politike shqiptare gjatë njëqind viteve të kaluara
Lënda e etnosit përjeton në kohë dhe hapësirë një dinamikë zhvillimi, duke iu nënshtruar në vijimësi shndërrimit, i përftuar ky edhe në sajë të përballjes me komponente që e rrethojnë ose gjëllijnë brenda tij, duke ndarë së bashku atë hapësirë jetike kompakte të bashkësisë etnike në fjalë, që gëzojmë sot të drejtën ta quajmë shqiptare.
Merita e parë e veprës së Borgia s qëndron në faktin se ajo përshkruan një ndër periudhat më të dendura të kulturës mbarëshqiptare, e cila patjetër duhet thelluar e studiuar më tej, duke mbetur një imperativ për historiografinë e sotme shqiptare. Merita e dytë ka të bëjë me kontributin e jashtëzakonshëm të njohurive që jepen nga burimet arkivore dhe...
Emri etnik i shqiptarëve: si "arbërit" u bënë "shqiptarë": kur del për herë të parë ky emërtim dhe si e fitoi shqiptar statusin e emrit të ri etnik në garë me emërtimin e vjetër arbër. Po emri etnik i fqinjve të veriut "shqa", emërtim për sllavët, ç'lidhje ka me emrin "shqiptar".
Për fat, pikërisht në kohëra të tilla (të vështira) dalin në dritë, pavarësisht se sa të dukshme bëhen, vepra me rëndësi parësore për kulturën dhe dijen e një kombi. Një libër i tillë është Kodikët kronografikë të Shqipërisë (Shkrime dhe dorëshkrime prej Rilindjes Europiane deri në Rilindjen Kombëtare)
Njësitë frazeologjike, në mungesë të dokumenteve të hershme të kulturës së shqipes, vlerësohen prej nesh si një letërsi e hershme, duke u formësuar në nivelin e formës së shprehjes (sipas termit të përdorur nga L.Hjelmslev) pothuajse nga po ato përftesa që e karakterizojnë letërsinë popullore.
Janë plot 767 letra të panjohura deri më sot nga lexuesi shqiptar që Damiano Bruno, një mjek arbëresh i mobilizuar në ushtrinë italiane gjatë Luftës së Parë Botërore, ia dërgonte, nga prapavijat e frontit shqiptar, familjes së tij në Itali.
Në këtë vepër tërësore, autori Pëllumb Qazimi bën një paraqitje të gjallë prej gati tetëdhjetë vite të historisë shqiptare në shekullin e njëzetë, ndërkohë, gjithashtu, shqyrton në një farë mënyre edhe ato periudha të historisë të shekullit të 18-të dhe 19-të të historisë së Shqipërisë, që i shërbejnë objektivit parësor- ecurisë së zhvillimit...
Një libër që zbardh historinë e plotë të himnit kombëtar.
Më në fund, pas 93 vjetësh, historia e parë e Shqipërisë shkruar në gjuhën angleze dhe botuar në SHBA në vitin 1919, ribotohet ne shqip, në gjuhën amtare të autorit, Kostë Çekrezit, një nga intelektualët dhe patriotët më të mëdhenj që ka pasur Shqipëria, pjesë e kuartetit të famshëm të diasporës shqiptare amerikane: Fan Noli, Faik Konica, Kostë Çekrezi...
Monografia "Kodikët e Shqipërisë në "Kujtesën e Botës" pasuron dijet tona për vlerat e trashëgimisë kulturore të krishtërimit të hershëm dhe për periudhën e gjatë e të vështirë që vijon. Monografia e analizon në mënyrë të gjithanshme këtë pasuri pak të njohur, madje dhe për vetë studiuesit e interesuar.
Libri ndjek hijen e autorit, i cili është një personazh i lënë në harresë si patriot që qëndroi në krah të Ismail Qemalit e Fan Nolit dhe mbeti në histori si një ndër dëshmorët me moshë më të vjetër që luftoi kundër fashizmit. "Lufta kundër pavarësimit të Shqipërisë", me dëshmitë tronditëse të tij, është një provë se shqiptarët shpesh e kanë përdorur...
Libri Despotë të Epirit dhe princër të Maqedonisë ndjek këtë diasporë, mërgimin e pjesës më të madhe të aristokracisë shqiptare në Italinë e Rilindjes. Në këtë rrugëtim të trazuar gjenden Kastriotët, Muzakajt, Topiajt, Dukagjinët, dhe të tjerë krerë të fiseve të lavdishme, sovranë të vërtetë në vendin e tyre, të cilët, të dëshiruar për të mos humbur sërën...
Libri përmban përshtypje nga udhëtimi në Shqipëri (ende pjesë e Perandorisë Osmane), na jep një tablo të gjallë e mjaft interesante, çka e bën atë një ndër veprat më të rëndësishme të literaturës italiane kushtuar Shqipërisë.
"Karta europiane e identitetit të shqiptarëve": edhe kështu mund të titullohej ky libër për nga rëndësia kultuhistorike që paraqet pozicioni i Arbërisë dhe i arbërve në veprën e Enea Silvio Piccolominit
Një libër që flet për ushtarët shqiptarë, shumë prej të cilëve pas vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, zgjodhën rrugën e mërgimit dhe këtu zë fill rruga e gjatë e diasporës.
Përse shërben historia? Kjo është pyetja që shtron çdo njeri, por edhe pyetja më e vështirë dhe më e debatueshme, sepse kjo pyetje ka të bëjë jo vetëm me njohjen e ngjarjeve historike, por edhe me reflektimin ndaj mendimit historik si dhe me vlerësimin e ngjarjeve, se cila ngjarje ka qenë e mirë apo e keqe.
Nuk mund të mos biem dakord me një ide gjeniale të filozofit të shquar gjerman Haideger, i cili do të theksonte që ne të mos e trajtojmë historinë si një koleksion të thjeshtë antikitetesh.
Përse shërben historia? Kjo është pyetja që shtron çdo njeri, por edhe pyetja më e vështirë dhe më e debatueshme, sepse kjo pyetje ka të bëjë jo vetëm me njohjen e ngjarjeve historike, por edhe me reflektimin ndaj mendimit historik si dhe me vlerësimin e ngjarjeve, se cila ngjarje ka qenë e mirë apo e keqe.
Ky libër do të befasojë shumë lexues. Ai nuk ngurron të ndërmarrë një qëndrim krejt të kundërt ndaj asaj, që me sa duket, është një e vërtetë e ndërtuar. A mos ka qenë i mbivlerësuar vendi i Grekëve në historinë e Gadishullit Ballkanik dhe, me sa duket, vetevetiu e pa nxjerrë pikëpyetje, ne jemi mësuar ta ngjisim deri në periudhën mikeniane e madje edhe...
Gjuha shqipe ka qenë një nga trungjet e para, prej nga buroi më pas ajo gjuhë hyjnore e helenëve që mahnit dhe kënaq pa pushim të gjithë njerëzit me shije.