Nathaniel Hawthorne

Nathaniel Hawthorne është tregimtar dhe romancier amerikan, i njohur si përfaqësues i romantizmit të errët, që shpaloset më së miri në librin “Damka e turpit”. Ai ka lindur më 4 korrik 1804 dhe është ndarë nga jeta më 19 maj 1864.

Nathaniel Hawthorne është përfaqësues i romantizmit. Temat e romaneve të tij kanë në qendër çështje të djallit dhe të të mirës brenda qenies njerëzore, përcjellin mesazh morale dhe rrokim një kompleksitet të thellë psikologjik të qenies. Vepra e tij përfshin disa vëllime me tregime, romane, libra me fantazi për fëmijë dhe një biografi për Franklin Pierce, i cili ishte presidenti i 14 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


U diplopmua në kolegjin Boëdoin në vitin 1825 dhe që nga viti 1828 ka nisur publikimin e tregimeve të para në shtypin amerikan dhe më pas në botime të veçanta.


Mes botimeve përmendim: “Fanshawe” (published anonymously, 1828) “The New Adam and Eve (1843) “The Scarlet Letter” (1850) “The House of the Seven Gables” (1851) “The Blithedale Romance” (1852) “The Marble Faun: Or, The Romance of Monte Beni” (1860) “The Dolliver Romance” (1863) (e papërfunduar) “Septimius Felton; or, the Elixir of Life” (e papërfunduar, u publikua pjesë pjesë tek Atlantic Monthly, 1872)


 

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 3 nga 3 libra
Shfaq 1 - 3 nga 3 libra